Categories: Uncategorized

Dhimbja e bezdisshme e fytit në mëngjes: Shkaqet dhe shërimi!

Asgjë nuk është përtrirëse sesa një gjumë i rehatshëm i natës. Mirëpo, kur zgjohemi me dhembje në fytin që duket i thatë atëherë na prishet dita që në fillim. Janë disa shkaktarë të fytit tuaj të thatë në mëngjes mirëpo ka edhe ilaçe shtëpiake për ato. Le t’i shohim shkaktarët më të zakonshëm të dhimbjes së fytit në mëngjes…

Kthim mbrapshtë i aciditetit

Ka shumë gjasa që kthimi mbrapshtë i acidit të lë fytin tuaj në dhembje çdo mëngjes. Refluksi i acidit mund të shkaktojë që acidi i lukthit të arrijë deri në fyt përderisa qëndroni të shtrirë me orë të tëra.

Gërhitja

Nëse gërhitni në gjumë, atëherë me shumë gjasa që ajo është shkaku i dhimbjes suaj në fyt. Kjo ndodh për shkak se goja qëndron e hapur dhe fyti juaj thahet tepër.

Dehidrimi

Pas tharjes së gojës, një nga shkaktarët tjerë më të zakonshëm të dhimbjes së fytit është dehidrimi. Nëse nuk konsumoni të paktën dy litra apo 8 gota ujë në ditë, atëherë dehidrimi është shkaku i dhimbjes suaj të fytit.

Ajri i thatë

Nëse flini në një dhomë me ajër tepër të ftohtë dhe të thatë, atëherë kjo ju shkakton tharje dhe dhimbje në fyt. Nëse ajri në dhomë është i zhveshur nga lagështia atëherë fyti juaj thahet dhe iritohet.

Infeksion i traktit të sipër të frymëmarrjes

A jeni ftohur apo jeni me grip? Mos të habiteni nëse zgjoheni në mëngjes me dhimbje të fytit. Ekspertët thonë se alergjitë ju bëjnë të prira që të vuani nga dhimbja e fytit në mëngjes.

Tani ne shohim se cilat janë trajtimet shtëpiake të dhimbjes së fytit në mëngjes…

Vendoseni refluksin e acidit nën kontroll

Nëse jeni të sigurta se refluksi acidik është fajtori, atëherë duhet të menaxhoni këtë problem. Vizitoni mjekun që të ju sugjerojë barërat e duhura. Shmanguni nga ngrënia e vakteve të mëdha para gjumit, posaçërisht ato që janë me mëlmesa dhe me yndyrë.

Kërkoni ndihmën e një specialisti të gjumit

Gërhitja jo vetëm që shkakton dhimbje të fytit por edhe rrezikon në mënyra tjera shëndetin tuaj. Gërhitja mund të jetë simptomë e apneas, një çrregullim i gjumit që shkakton ndërprerjen e frymëmarrjes derisa jeni në gjumë.

Pini shumë ujë

Përgjatë ditës sigurohuni që të hidratoni trupin tuaj duke pirë sasi të mjaftueshme të ujit. Gjatë natës vendoseni një shishe me ujë afër që të mund të pini nëse zgjoheni. Një ide e mirë është të instaloni një lagështues të ajrit.

Pushoni

Nëse vuani nga ftohja apo gripi, sigurohuni që të pushoni mjaftueshëm pasiqë ashtu e përshpejtoni proçesin e shërimit. Nëse simptomet e juaja vazhdojnë të shfaqen edhe pas një jave, konsideroni një vizitë tek mjeku.

të fundit

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

19 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

39 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

2 hours ago