Categories: Uncategorized

Covid-19 rrit diabetin te fëmijët, studimi i fundit zbulon të dhëna interesante

Një studim i ri në Britani ka zbuluar se ekziston një lidhje e mundshme mes COVID-19 dhe zhvillimit të diabetit të tipit tip 1 tek fëmijët.

Sipas një artikulli të Imperial College London (ICL) këtë të martë, botuar në “Diabetes Care”, u morën mori në analizë 30 fëmijë në dy spitale në veriperëndim të Londrës, në pikun e pandemisë, dhe u zbulua se është rritur prania e diabetit të tipit 1 te fëmijët.

Të lidhura

None found

Sipas raportit, është dyfishuar numri i rasteve me diabet në këtë periudhë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve të kaluara në dy prej këtyre spitaleve.

“Duket se fëmijët janë në rrezik të ulët të zhvillimit të rasteve serioze të COVID-19. Sidoqoftë, ne duhet të marrim parasysh komplikime të mundshme shëndetësore pas ekspozimit të tyre ndaj virusit”,- tha Karen Logan nga ICL NHS Trust.

“Analiza jonë tregon se gjatë pikut të pandemisë, numri i rasteve të reja të diabetit të tipit 1 tek fëmijët ishte jashtëzakonisht i lartë në dy prej spitaleve në veriperëndim të Londrës, në krahasim me vitet e kaluara. Kur ne hulumtuam më tej, disa nga këta fëmijë kishin koronavirus aktiv ose kanë qenë më herët të ekspozuar ndaj virusit”,- shton Logan.

“Ne besojmë se ky studim është i pari që tregon një lidhje të mundshme midis COVID-19 dhe zhvillimit të diabetit tip 1 te disa fëmijë. Studimi ynë ishte i kufizuar në një rajon në Mbretërinë e Bashkuar dhe nevojiten më shumë hulumtime për të përcaktuar nëse ekziston një lidhje përfundimtare midis këtyre dy komponentëve, por ndërkohë, shpresojmë që ky studim të merret në konsideratë nga ekspertët për të qenë më të ndërgjegjshëm për këtë lidhje të mundshme”,- tha Logan.

Diabeti i tipit 1 bën që qelizat prodhuese të insulinës në pankreas të shkatërrohen, duke parandaluar trupin të prodhojë insulinë të mjaftueshme për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak. Ekipi tha se një shpjegim i mundshëm mund të jetë që virusi mund të sulmojë qelizat që prodhojnë insulinë në pankreas.

“Në fakt, të dhënat nuk dëshmojnë një lidhje të drejtpërdrejtë, por megjithatë grupi i punës këmbëngul në faktin që ka pasur një rritje të konsiderueshme të rasteve në kulmin e pandemisë, ndaj edhe është mundshme një lidhje midis disa rasteve të diabetit te fëmijët dhe COVID-19”,- thuhet më tej në studim.

I gjithë grupi i ekspertëve që morën pjesë në studim rekomandon një analizë më të detajuar për të përcaktuar nëse ekziston një lidhje përfundimtare midis COVID-19 dhe fillimit të diabetit të tipit 1. Nëse po, a ka ndikim COVID-19 në ashpërsinë e sëmundjes?

të fundit

Conceicao rrëfen përvojën në Arabinë Saudite: Shkova për paratë, ndërsa disa lojtarë mungonin në stërvitje për namazin

Sergio Conceicao ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për periudhën e kaluar te Al-Ittihad, duke kritikuar kulturën e punës,…

10 minutes ago

AUDIO/ Salianji publikon përgjimin dhe akuzon Albert Nushin për manipulim të protestuesve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një përgjim që, ngre dyshime për manipulime të kryera nga Albert Nushi,…

17 minutes ago

Hoffenheim i kushton fitoren ndaj Borussia Monchengladbachut Albian Hajdarit

Hoffenheim mori një fitore të madhe në udhëtim te Borussia Monchengladbach, duke qenë e para këtë edicion si mysafir.Skuadra gjermane…

27 minutes ago

Real Madridi mposht bindshëm Sevillan dhe i dërgon sinjal Barcelonës

Real Madridi ka regjistruar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së nëntë në La…

28 minutes ago

Milan tense: 160 arrested within four hours, damage and looting in the city center

Të paktën 160 arrestime janë bërë në Milano në katër orët e fundit për incidentet e reja që ndodhën në…

32 minutes ago

Police on incident at Democratic Party headquarters: We were attacked with Molotov cocktails, used tear gas

Policia e Shtetit ka reaguar pas incidentit të regjistruar në selinë e Partisë Demokratike, ku, sipas versionit të uniformave blu,…

32 minutes ago