Categories: Uncategorized

Çfarë u ndodh mushkërive pas diagnostikimit me Covid-19?

Mjeku i sëmundjeve respiratore dhe presidenti i Kolegjit Mbretëror Australian të Mjekëve, John Wilson, shpjegoi për The Guardian se çfarë u ndodh mushkërive pasi një person diagnostikohet me Covid-19, duke nisur nga një simptomë e lehtë deri në një sëmundje të rëndë që shkakton pneumoni.

Si ndikon virusi te njerëzit?

Wilson tha se njerëzit që preken nga koronavirusi mund të ndahen në disa kategori. Në kategorinë e parë bëjnë pjesë ata që e kanë virusin, por nuk kanë simptoma. Kateogoria tjetër janë ata që kanë infeksion në traktin e sipërm të frymëmarrjes, të cilët, thotë Wilson, “kanë kollë dhe ethe si edhe ndoshta simptoma të buta, si dhimbja e kokës”. Grupi më i madh i personave pozitivë me Covid-19 janë ata që paraqiten në spital me simptoma të ngjashme me ato të gripit, që zakonisht do t’i mbanin larg punës. Në grupin e katër hyjnë pacientët ku sëmundja zhvillohet në pneumoni.

Si zhvillohet pneumonia?

Kur njerëzit me Covid-19 kanë kollë dhe ethe, Wilson thotë se është rezultat i infeksionit që arrin “pemën e frymëmarrjes”, që drejton ajrin brenda dhe jashtë mushkërive. E shpjeguar më thjeshtë, veshja e “pemës së frymëmarrjes” lëndohet dhe shkaktohet inflamacion. Kjo gjë irriton aparatin e frymëmarrjes dhe vetëm një grimcë pluhuri mund të stimulojë kollë. Por nëse kjo përkeqësohet, dëmtohen edhe përgjegjësit e shkëmbimit të gazeve dhe nëse infektohen, përgjigjen duke derdhur materiale inflamatore në qeset e ajrit të cilat ndodhen në fund të mushkërive tona. Në këtë rast, përfundojmë në pneumoni.

Ai thotë se kur mushkëritë mbushen me materiale inflamatore, zvogëlojnë aftësinë e trupit për të marrë oksigjen dhe për të nxjerrë jashtë dioksidin e karbonit. “Ky është shkaku i zakonshëm i vdekjeve nga pneumonia e rëndë,” thotë ai.

Është pneumonia e ndryshme nga Covid-19?

Në fakt, pneumonia e shkaktuar nga Covid-19 është e ndryshme nga ajo e zakonshmja. Shumica e llojeve të pneumonisë janë bakteriale dhe përgjigjen ndaj një antibiotiku. Wilson thotë se ka prova që pneumonia e shkaktuar nga Covid-19 mund të jetë e rëndë. Sipas tij, rastet e pneumonisë kanë tendencën të prekin të gjithë mushkëritë, në vend të pjesëve të vogla si në rastet e zakonshme. Mosha është vendimtare për rrezikun nga pneumonia, pasi është më serioze te personat e moshuar.

të fundit

Horoskopi 28 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush…

2 hours ago

Rikthehen skemat piramidale online, qindra shqiptarë mashtrohen me kriptomonedha

Askush nuk të jep para falas, dhe këtë shqiptarët duhet ta kishin mësuar nga skemat piramidale të vitit 1997. Por…

2 hours ago

Izreali kërkon tërheqjen e raportit të OKB-së që shpalli zinë e bukës në Gaza: Janë falsifikuar disa elementë

Izraeli tha të hënën se po kërkonte tërheqjen e një raporti mbi të cilin OKB-ja u mbështet për të shpallur…

2 hours ago

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit

Ndërsa Holanda shkon drejt zgjedhjeve dhe disa ministrat kanë dhënë dorëheqjen, kryeministri Dick Schoof dhe kabineti i tij sot kanë…

2 hours ago

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina devijon nga rruga/ Plagoset rëndë një person, niset me urgjencë drejt spitalit

Një tjetër aksident i rëndë rrugor raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd pranë zonës së…

3 hours ago

Gati lista me emrat e rinj, Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

Kryeministri Edi Rama raportohet se e ka bërë gatin listën me emrat e rinjë me të cilët do të qeverisë…

3 hours ago