Categories: Uncategorized

Çfarë të hani në rast helmimi me ushqim?

Të gjithë së paku një herë kanë pasur viroz barku apo janë helmuar me ushqim

Për shkak të gjendjeve të tilla lukthin e irrituar duhet ta qetësojmë, ndërkaq organizmin ta hidratojmë në mënyrë që të kompensojmë lëngun e humbur me pasojat më të shpeshta të krupës – vjellje dhe diarre.

Disa artikuj ushqimorë është e nevojshme të shmangen. Dietistja Sheri Kasper, për revistën Shape ka zbuluar që alkooli, ushqimi shumë i thartë dhe me erëza mund ta irritojnë edhe më shumë lukthin dhe që gjithsesi duhet shmangur.

Gjithashtu, ekzistojnë artikuj të cilët do t’ju ndihmojnë ta qetësoni tretjen tuaj. Ata, në rend të parë, janë bananet, orizi, peksimetet, artikujt të cilat janë të verifikuar që ndihmojnë.

“Gjëja më e keqe e cila mund të ndodhë te virozët e lukthit apo helmimi me ushqim është dehidratimi. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kompensohet lëngu i humbur. Supat, smoothiet, perimet dhe pemët janë të pasura me ujë dhe janë të dobishme”, thotë ekspertja Jessica Spiro.

Dietistja Therese Bonanni rekomandon ujë kokosi i cili është plot kalium dhe burim i mirë i nutrienëve të tjerë të rëndësishëm siç janë natriumi, magnezi dhe fosfori.

“Ujin e kokosit e konsideroj burim natyral të elektroliteve pa sheqer shtesë”, thekson ajo.

Kur të ndieni që po këndelleni, konsumoni jogurt dhe kefir në mënyrë që trupit t’i jepni dozën e proteinave dhe t’i plotësoni bakteret e mira në sistemin e tretjes, këshillon Bonanni.

Nëse jeni të ndjeshëm ndaj laktozës, mundeni të konsumoni shtesa probiotike në ushqim të cilat janë të shëndetshme për traktin e tretjes.

Gjithashtu, smoothie e përgatitur nga qumështi, pemët dhe gjalpi arror është burim i shkëlqyeshëm proteinash të cilat organizmi juaj thjeshtë do t’i tretë.

Supa e pulës ose pula e zier gjithashtu edhe gjeldeti do të ndikojnë shkëlqyeshëm në lukthin e shqetësuar dhe do t’ju ndihmojnë ta ktheni forcën.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago