Categories: Uncategorized

Çfarë nuk dini rreth fillers dhe botox-it

Çdo femër dëshiron që të ketë akoma më pak rrudha seç ka, dhe që të ketë një lëkurë sa më të lëmuar.

Por pavarisht dëshirave të mëdha, mosha bën të veten dhe lëkura ditë pas dite pushtohet nga rrudhat.

Mirëpo ndoshta nuk e dimë por ka dhe plot faktore te jashtem dhe te brendshem qe ndikojne ne demtimin dhe plakjen e parakohshme si:
• rrezatimi ultraviolet
• humbja e indit dhjamor ne lekure
• ndryshimet hormonale
• ndryshimet gravitacionale
• menyra jo e shendetshme e te ushqyerit
• menyra e te fjeturit
• ekspresioni
• stresi

Por si gjithmon ka një zgjidhje. Sot egzistojnë trajtime dermato- estetike joinvazive që na bëjnë të ndjehemi më të bukur dhe më të rinj, të tilla si përdorimi i Fillers, Botox etj

Fillersat
Fillersat janë substanca në trajtë xheli, të cilat mund të injektohen në lëkurë për të përmirësuar pamjen e rrudhave të holla apo të thella të lëkurës, për të mbushur dhe për të rregulluar rrudhat e thella nasolabiale, apo për të modeluar buzët. Rezultati është rritja e lëmueshmërisë së lëkurës së fytyrës, eleminimi i rrudhave të moshës dhe një pamje më e re fytyrës.

Shumica e fillersave zëvendësojnë komponentët e humbur të lëkurës, që janë kolagjeni, acidi hialurinic dhe elastina që janë shumë të domosdoshëm për rigjenerimin dhe për një funksionim sa më normal të lëkurës. Sot në të gjithë botën materiali më i mirë dhe i pranushëm biologjikisht është Acidi Hyalurinic(AH). Ai gjendet në mënyrë natyrale në lëkurën tonë. Fillersat jo vetëm mbushin rrudhat dhe modelojnë buzët por ata gjithashtu stimulojnë prodhimin e kolagjenit duke bërë që edhe pas absorbimit të tyre që zgjat rreth 6-9 muaj, lëkura të nxitet dhe të prodhojë elementët e mësipërm.

Botox
Botoksi është një medikament që përmban një substancë të quajtur botulin toxin tipi A. Në doza të vogla të holluara toksina injektohet në muskujt e vegjël duke i relaksuar ato dhe për rrjedhim çon në shtrirjen e rrudhave të fytyrës. Botox mund të përdoret dhe për trajtimin e djersitjes së shtuar.

Si vepron BOTOX?
Botoksi bllokon impulset nervore që shkojnë në muskujt e vegjël dhe parandalon këta muskuj që të mblidhen. Në këtë mënyrë, lëkura sipër këtyre muskujve lëmohet dhe shtrihet pa rrudha. Botoxi vepron vetëm në muskujt specifik ku injektohet dhe jo në muskujt e tjerë afër.

Sa zgjat efekti i BOTOX?
Efekti zgjat mesatarisht 4-6 muaj pas trajtimit të parë. Për të mbajtur një rrezultat sa më të mirë dhe natyral mund të përsëritet proçedura 2-3 herë në vit. Megjithëse është parë që pas trajtimit të parë efekti i BOTOX në trajtimet e radhës zgjat edhe më shumë. Mos kini frikë se pas mbarimit të efektit rrudhat tuaja do duken më keq, përkundrazi ato përmirësohen më shumë. Përdorimi i botox është parë dhe në mosha të reja mbi 18 vjeç.

të fundit

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

19 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

39 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

2 hours ago