Categories: Uncategorized

Çfarë janë ushqimet ultra të procesuara dhe a janë të dëmshme për shëndetin

E dëgjoni gjatë gjithë kohës: konsumoni më pak ushqime të procesuara apo të përpunuara. Por çfarë janë ushqimet e procesuara? Cilat janë ushqimet e procesuara minimalisht dhe ato ultra të prcesuara? Dhe si ndikon ushqimi i procesuar në shëndetin tonë?

Çfarë janë ushqimet e procesuara dhe ato ultra të procesuara?

Ushqimet e procesuara minimalisht apo jo të procesuara janë ushqimet në të cilat nuk janë larguar vitaminat dhe lëndët ushqyese. Ushqimi është në gjendjen e tij natyrale (ose pothuajse natyrale). Këto ushqime mund të jenë të ndryshuara në mënyrë minimale, për shembull të jenë tharë, copëtuar, shtypur, zier, pjekur, ngrirë etj., në mënyrë që të jenë më të kollajshme për t’u ruajtur dhe më të sigurt për t’u ngrënë. Ushqimet jo të procesuara ose të procesuara minimalisht përfshijnë karrotat, mollat, mishi i pulës i pagatuar, arrat e pakriposura etj.

Përpunimi apo procesimi e ndryshon gjendjen natyrale të ushqimit. Ushqimet e procesuara bëhen duke shtuar kripë, vaj, sheqer apo substanca të tjera. Shembujt përfshijnë peshkun apo perimet e konservuara, frutat në shurup, dhe bukën. Shumica e ushqimeve të procesuara kanë dy apo tre përbërës.

Disa ushqime janë ultra të procesuara. Me shumë mundësi kanë shumë përbërës të shtuar, si sheqeri, kripa, yndyra dhe konservuesit e ngjyrat artificial. Këto ushqime bëhen zakonisht nga substanca të nxjerra nga ushqimet, si yndyrnat, niseshte, sheqeret e shtuara dhe yndyrnat e hidrogjenizuara. Mund të përmbajnë dhe aditivë, si ngjyra, shije dhe stabilizues artificial. Shembuj të këtyre ushqimeve përfshijnë ushqimet e ngrira, pijet e pagazuara, fast – foodet, biskotat e paketuara, kekët dhe ushqimet e kriposura të paketuara.

Si ndikojnë ushqimet e procesuara në shëndetin tonë?

Një studim i fundit, i publikuar në revistën mjekësore “Metabolizmi i Qelizës”,krahasoi efektet e një diete ushqimore ultra të procesuar me një diete të paprocesuar, në kaloritë e marra dhe shtimin në peshë. Ushqimet ishin të njëjta në të dy dietat, po në njërën të përpunuara dhe në tjetrën jo.

Studiuesit zbuluan se pjesmarrësit në studim konsumuan 500 kalori më shumë në ditë në dietën ultra të procesuar se sa në atë të paprocesuar. Ata shtuan rreth dy kilogramë gjatë fazës së dietës ultra të procesuar dhe humbën 2 kilogramë gjatë fazës së dietës së paprocesuar.

Autorët e studimit dolën në përfundimin se limitimi i ushqimeve ultra të procesuara mund të jetë një strategji efektive për parandalimin dhe trajtimin e obezitetit./gazeta shendeti/

të fundit

Horoskopi 11 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Përmbledhje: Dita e sotme sjell luhatje emocionale dhe sfida në komunikim. Kujdes me ndjenjat e papërpunuara, sidomos në marrëdhëniet…

5 hours ago

Nesër zgjedhjet/ Ja ku do të votojnë Edi Rama, Sali Berisha deri te Tom Doshi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në kuadër të Zgjedhjeve Parlamentare të 11 Majit 2025, ditën e diel, në ora…

5 hours ago

Qëlloi me armë zjarri, arrestohet babai i kandidatit socalist për deputet

Babai i kandidatit socialist Daniel Gjura, Esat Gjura i cili qëlloi me armë zjarri në ajër mbrëmjen e sotme në…

6 hours ago

U shpall në kërkim nga SPAK për krime zgjedhore në Kukës, arrestohet Kalosh Peposhi

Policia e Kukësit ka arrestuar Kalosh Peposhin, një nga personat që u shpall në kërkim si i dyshuar për blerje…

6 hours ago

Krimi zgjedhor s’ndalet në Dibër, Policia: Xhemal Gjunkshi denoncoi edhe për të shtëna me armë, SPAK po heton

Zbulohen të tjera detaje nga përplasja mes grupeve të PS dhe PD në Dibër ku u raportua se një automjet…

6 hours ago

Të shtënat me armë në Peshkopi, shpallet në kërkim polici, babai i kandidatit të PS

Një incident është regjistruar pak momente më parë në një fshat në Peshkopi. Është identifikuar dhe shpallur në kërkim polici,…

7 hours ago