Categories: Uncategorized

Ç’është çrregullimi stinor dhe si ta kuptoni nëse vuani prej tij

Fundi i verës dhe i vjeshtës shoqërohet me një ndjenjë trishtimi të thellë dhe melankolie për disa njerëz.

Rënia e temperaturave, shkurtimi i ditës, gjethet që bien e të gjitha këto paralajmërojnë ardhjen e stinës së ftohtë dhe me të, edhe të depresionit dimëror ose siç njihet ndryshe çrregullimi emocional stinor. Ky çrregullim mbetet akoma i mistershëm për ekspertët.

Sipas tyre, në shfaqjen e tij, përfshihen një sërë faktorësh, si:

Kimikatet e trurit
Jonet e ajrit
Genet

Sipas ekspertëve, njerëzit që vuajnë nga ky problem i bashkon një element i rëndësishëm: ndjeshmëria e madhe ndaj dritës apo mungesës së saj.

Shkaku kryesor i shfaqjes së depresionit dimëror

Ekspertët janë të mendimit se çrregullim emocional stinor shfaqet si pasojë e mospërputhjes së orës së ditës me orën e brendshme të trupit. Përshembull, nëse ora e murit tregon momentin e nevojshëm për të marrë dritë, ora e brendshme thotë diçka tjetër. Sipas saj është koha për të pushuar apo për të fjetur. Sipas studimeve, ky çrregullim është i rrënjosur në biologji dhe nuk ka asnjë lidhje me kohën, por me qëndrimin aktiv ose pasiv.

Në Alaska, gjatë dimrit agimin dhe muzgun i ndan një fashë orari prej katër orësh. Natyrshëm mund të mendohet se të gjithë banorët e vendit vuajnë nga depresioni dimëror. Por, vetëm një përqindje e vogël e tyre vuajnë nga çrregullimi emocional stinor.

Këtë shkencëtarët ia atribuojnë aktivitetit fizik, duke marrë si shembull njerëzit që jetojnë në zona malore e të ftohta që pavarësisht mungesës së dritës nuk vuajnë nga ky problem sepse janë aktivë gjatë ditës.

Si ndikon pandemia te çrregullimi emocional stinor

Sipas ekspertëve, pandemia e COVID-19 mund të luajë një rol kyç në shfaqjen e hershme të çrregullimit emocional stinor. Pandemia ka shkaktuar ndryshime madhore në jetën tonë, përfshirë shumë traumë dhe stres, pa përmendur këtu problemet fizike. Njerëzit që janë të prirur të trishtohen me ardhjen e dimrit pritet ta ndiejnë trishtimin më shumë se herët e tjera.

Gjatë muajve në vijim, distancimi fizik dhe social do të përbëjë një rrezik të shtuar për njerëzit e prirur të preken nga ky çrregullim.

Shenjat kryesore të çrregullimit emocional stinor

Përveç tërheqjes në vetvete, disa prej simptomave më të forta të këtij çrregullimi janë:

Mungesa e energjisë
Gjumë me kohë të zgjatur
Ngrënie e tepruar
Shtim në peshë
Neps për karbohidrate.

Shenjat e këtij çrregullimi janë të ngjashme me depresionin, prandaj është këshillon trajtimin me një terapist për të shmangur probleme më të thella që shfaqen pas luhatjeve në shëndetin mendor.

të fundit

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…

8 minutes ago

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

31 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

51 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago