Gjatë ciklit menstrual, shijet ndaj ushqimeve ndryshojnë, por çfarë është e rëndësishme është të mbajmë një diet të balancuar gjatë këtyre ditëve, për të kompesuar çfarë humbasim gjatë hemoragjisë.
Ushqime që duhen ngrënë:
None found
1. Brokoli
Hekuri është një nga mineralet që humbasin gjatë atyre ditëve. Brokoli do t’ju ndihmojë ta kompesoni këtë humbje. Përveç hekurit, brokoli është i pasur në fibra, magnez dhe potasium, që ndihmon në reduktimin e gjakderdhjes, relakson muskujt dhe pakëson dhimbjet.
2. Bananet
Sa herë t’ju haet diçka kur jeni me perioda, kapni një banane. Ky frut është gjithashtu i pasur në potasium, magnez dhe fibra.
3.Çokollatë të zezë
Nëse ju duhej një justifikim për të ngrënë më shumë çokollatë, ja ku e keni. Çokollata e zezë përmban shumë minerale të shëndetshme që ndihmojnë gjatë ditëve të ciklit dhe ndikojnë pozitivisht në humorin tuaj.
4.Salmon
Në fakt, salmoni duhet të jetë pjesë e çdo diete që konsiderohet e shëndetshme pasi përmban Omega-3 dhe shumë proteina. Përveç kësaj, salmoni do t’ju ndihmojë në rregullimin e ciklit.
5. Xhinxher
Redukton dhimbjet menstruale. Shtojini çajit tuaj pak xhinxher të freskët nëse dhimbjet e barkut s’po pushojnë!
6. Shumë portokalle dhe limona
Në përgjithësi duhet të konsumoni shumë fruta gjatë këtyre ditëve! Përveç vitaminave, mbajnë uji dhe fibrat që kanë do t’a mbajnë trupin tuaj të hidratuar.
Këshillohen shumë limonat dhe portokollet.
Të arrestuar nga operacioni i zhvilluar në Lezhë janë Elden Tarja; Kristian Ymeri(Shkambi) dhe Vinçesk Piroli. Këta shtetas në mënyrë…
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), në agjendën e parë të publikuar për mbledhjen me Bordin e ri, përkatësisht seancën…
Gjykata Supreme e Kosovës ka reaguar për protestën e paralajmëruar nga punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore, për javën e ardhshme…
MPB ka reaguar pas publikimeve në një pjesë të mediave se më 07.10.2026, në zonën e Shkupit, dy persona ishin…
Emaili me mesazhin kërcënues drejtuar disa institucioneve paraditen e kësaj të premteje, është dërguar nga Kolumbia. Autoritetet kanë mësuar se…
Tre persona janë arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se do të kryenin një atentat. Të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje…