Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse?
Ka disa zakone që i bëni çdo ditë për të cilat ndoshta nuk jeni në dijeni që ju bëjnë të rifitoni peshën e humbur.
1. Ndonjëherë, ushtrimet e tepërta ju bëjnë të merrni kile.
Eshtë e mundur të merrni peshë edhe nëse jeni duke u ushtruar, të paktën përkohësisht. Teksa ushtroheni, muskujt tuaj fryhen dhe bëhen më të fortë, por mos u shqetësoni, pasi thjesht ju duket që keni shtuar peshë, por rezultatet e vërteta do t’i shihni pak kohë më vonë.
2. S’po konsumoni mjaftueshëm fibra dhe proteina
Nëse i neglizhoni fibrat dhe proteinat, mos u habisni që kilogramët të rikthehen. Fibrat ju ndihmojnë të kontrolloni urinë dhe ju japin ndjesinë e ngopjes. Prandaj, bëni mirë të hani perime, fasule, thjerëza, etj.
3. Jeni shumë, po shumë social
Jeta jonë shoqërore ndikon shumë kur vjen puna tek ekuilibri mes punës dhe kohës për veten. Nëse dilni shumicën e kohës me miqtë, ka gjasa që të pini pa masë dhe të konsumoni ushqime të shpejta të pashëndetshme. Sa më shumë të dilni aq më tepër kalori i shtoni trupit!
4. Merrni shumë kalori nga pijet
Truri ynë nuk i llogarit kaloritë që merr nga pije, prandaj nëse nuk e kontrolloni veten, mos u habisni më mbrapa.
5. Lodhja
Mungesa e gjumit është e lidhur me shtimin në peshë. Ndryshimet hormonale gjithashtu vijnë me mungesën e dëshirës për t’u ushtruar prandaj kujdesuni të bëni gjumë të mirë. 7 orë mjaftojnë për të mos shtuar kilogramët e tepërt!
Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…
Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…