Sipas një studimi të bërë së fundmi, ka rezultuar se 90% e faturave që jepen në dyqane, lokale apo restorante përmbajnë kimikate që shkaktojnë kancer.
Këto fatura përmbajnë një bojë e cila zbehet me kalimin e kohës. Kjo ndodh sepse ato bëhen me letër termike që ka një kimikat të quajtur BPA. Ekspertët thonë se nga këto studime ka dalë se ky kimikat mund të jetë shkaktar për kancer, ndërsa më parë ka qenë i lidhur me infertilitetin, autizmin, obezitetin, diabetin e tipit 2, lindjet e parakohshme dhe fillimin e hershëm të pubertetit.
Sipas profesorëve të Universitetit të Granadës, Spanjë, është shqetësim i madh për publikun që është i ekspozuar ndaj BPA, që shpesh gjendet në plastikë shkruan gazetashendeti.
“Ne duhet të shmangim ruajtjen e faturave në xhepa, çanta, kuleta apo makina“,-shprehen ata. /albeu.com/
Një konflikt ka ndodhur në një lokal në qytetin e Lezhës, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.…
Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globe për më shumë se një arsye. Ndërsa ylli…
Gjykata e Tiranës, ka rrëzuar një kërkesë të Prokurorisë për vendosjen e sekuestros preventive të disa pasurive që kapin vlerën…
Në “Prime”-n e së premtes, Toney është eliminuar nga shtëpia e “Big Brother Vip Kosova” për herë të dytë, duke…
Tension pas “El Clasico”. Laporta dënon largimin e Mbappé, ndërsa Fermin dhe Cubarsí bëshen çështje me gjestet dhe fyerjet ndaj…
Ditën e sotme, shembja e rrugës në fshatin Bashaj, në një aks rrugor rreth 500 metra, ka detyruar Forcat Ajrore…