Pasi u raportuan rastet e para me Covid-19 në Shqipëri, bashkitë morën masat për dezinfektimin e autobusëve të transportit publik. Nisur nga fakti që një pjesë e mirë e njerëzve përdorin transportin publik, një ndër pyetjet më të përhapura në internet lidhet me infektimin me koronavirus nga dorezat ose shufrat e autobusëve.
Deri në këto momente, është ende e paqartë mënyra si përhapet koronavirusi, por viruse të ngjashme transmetohen përmes piklave të kollës dhe tështimës nga një person i infektuar, ose nga prekja e sipërfaqeve ku personi i infektuar ka tështirë ose është kollitur.
Nëse po udhëtoni me autobus/tren dhe është relativisht i zbrazët, mundësitë për t’u infektuar janë më të pakta. Sigurisht që ndikon edhe fakti se sa mirë janë ajrosur automjetet dhe sa mirë janë dezinfektuar. Pra, rreziku varet nga sa njerëz ndodhen të pranishëm më tepër sesa nga prekja e dorezave apo shufrave në autobus.
Instituti i Shëndetit Publik thkson se konsiderohet gati e pamundur që të infektohesh nëse prek shufrat apo dorezat mbajtëse të autobusit. Mirëpo gjithsesi këshillohet dezinfektimi dhe larja e duarve kur prekni objekte ku sipërfaqet janë potencialisht të ndotura.
Ndër të tjera këshillohet edhe mosudhëtimi gjatë orareve të pikut si edhe ecja në këmbë për rrugë të shkurtra. Mënyra më e mirë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit është qëndrimi në shtëpi dhe shmangia e qëndrimit nëpër vende të populluara me njerëz./BBC
Gjatë ditës së sotme, Komandanti i KFOR, Major Enrico Barduani, ka takuar shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Aivo…
Mbi 500 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të tjerë nga Kosova janë nisur në Holandë. Të dielën…
Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar zyrtarisht se dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik. Vendimi…
Një kërpudhë vrasëse po përhapet gjithnjë e më shumë në spitalet evropiane dhe Italia është ndër vendet më të prekura.…
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka votuar në procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pavarësisht vendimit…
"SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". Kështu…