Categories: Uncategorized

A është depresioni gjenetik?

Çrregullimi i madh depresiv është një sëmundje e zakonshme mendore, që prek 19 milionë adoleshentë dhe të rritur. Kjo sëmundje shkakton ndjenjën e trishtimit, zbrazëtisë dhe humbjen e interesit për gjërat që keni shijuar dikur.

Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme të depresionit dhe për shumicën e tyre, gjenetika mund të ketë një ndikim të madh. Por faktorët mjedisorë dhe mënyra e jetesës përcaktojnë gjithashtu rrezikun tuaj. Ja çfarë duhet të dini!

A është depresioni gjenetik?

Nuk ka asnjë gjen specifik që dihet se shkakton depresionin. Më shumë gjasa, ekzistojnë disa, ose më shumë, gjene që nëse trashëgoni disa prej tyre nga prindërit tuaj biologjikë, ato do të rrisin rrezikun tuaj. Nëse keni një prind ose një vëlla ose motër me depresion, rreziku juaj për të zhvilluar depresion është 20% deri 30% më i madh se një person tjetër normal, i cili ka një rrezik prej 10%. “Ne e dimë që ekzistojnë faktorë gjenetikë, që duket se janë të trashëgueshëm, por gjithashtu e dimë se ka shumë faktorë të tjerë të përfshirë”, thotë Renee Witlen, psikiatre në Portland.

Studimet e ndryshme ndër vite kanë qenë një metodë e dobishme për studiuesit për të hetuar sesa rol luan trashëgimia në zhvillimin e depresionit. Trashëgimia i referohet asaj sesa gjenet tuaja llogaritin për tipare të ndryshme. Studimet binjake shpesh përdoren sepse binjakët identikë kanë të njëjtat gjene, duke eleminuar gjenet si një ndryshore. Një studim binjak i vitit 2009 në Regjistrin e Binjakëve të Universitetit të Uashingtonit vlerësoi trashëgiminë e depresionit në 58% midis 1.064 çifteve binjake.

Një studim tjetër i binjakëve në Suedi i vitit 2006 publikuar në American Journal of Psychiatry zbuloi se trashëgimia e depresionit të madh ishte 42% tek gratë dhe 29% tek burrat, duke treguar që disa faktorë gjenetikë të rrezikut mund të jenë specifikë për seksin.

Faktorët e rrezikut për depresion

Witlen thotë se shkaku i depresionit është multifaktorial, kështu që ndërsa gjenet tuaja mund të rrisin rrezikun tuaj për të zhvilluar depresion, ato nuk janë gjithë arsyet e mundshme. Faktorët mjedisorë dhe mënyra e jetesës kontribuojnë në depresion, stili i jetesës, ushqimi, etj.

të fundit

Osmani për projektligjin për Luginën e Preshevës: Diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve më nuk është i padukshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se avancimi i Projektligjit për vlerësimin e diskriminimit në Luginë të Preshevës dërgon mesazhin…

16 minutes ago

“Mbështetësi i PD më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se protesta e opozitës…

29 minutes ago

Ludo Lee për Londrimin: Ai nuk është aq engjull sa duket!

Përplasjet mes Londrimit dhe Ludo Lee në “Big Brother VIP Kosova” kanë marrë një tjetër drejtim, duke u bërë një…

43 minutes ago

Presidenti Duka prezanton strategjinë e re ‘Vision to Victory 2026-2030’: “Ta kthejmë së bashku vizionin në fitore”

Federata Shqiptare e Futbollit organizoi këtë të hënë eventin e rëndësishëm të prezantimit të strategjisë “Vision to Victory 2026-2030”. Një…

49 minutes ago

Shefi i NATO-s “dorëzohet” përpara Donald Trump: Evropa të vazhdojë të ëndërrojë nëse mendon se mund të mbrohet pa Amerikën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se Evropa duhet të “vazhdojë të ëndërrojë” nëse mendon se mund të…

1 hour ago

Mbyllja e kadastrës së Vlorës/ Reagon drejtuesi politik i PS-së, Bledi Çuçi

I deleguari politik për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi, ka reaguar këtë të hënë lidhur me vendimin e fundit për…

2 hours ago