Categories: Uncategorized

A ekziston rreziku i shpërndarjes së koronavirusit nga mushkonjat?

Në vazhdën e pasigurisë që ka krijuar situata e pandemisë së COVID-19, të gjithë ne kemi shumë pikëpyetje për këtë armik të padukshëm dhe mundësitë që gjen ai për të pushtuar organizmin e njeriut.

Në rrjetet online të informacionit ka shumë lajme të rreme por edhe të sakta për mënyrat e përhapjes së COVID-19.

Transmetimi nga njeriu te njeriu i COVID-19 ndodh përmes:

spërklave të përshtymës, kollës, tështimës
kontaktit të drejtpërdrejtë fizik,
kontaktit indirekt (nëpërmjet sipërfaqeve / objekteve të kontaminuara).

Së fundmi ka patur pikëpyetje mbi rolin e mushkonjave në përhapjen e COVID-19, sidomos tani që dalëngadalë po futemi në stinën e ngrohtë.

A Mundet Të Infektohemi Nga Mushkonjat?

Çfarë ndodh nëse një mushkonjë pickon një person të infektuar dhe më pas fluturimthi zbarkon në lëkurën e një personi tjetër?

Kjo është pyetja që po bëhet më shpesh kohët e fundit në internet.

Në një intervistë për Fox News, Mary Schmidt, specialiste e sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara tha se nuk ka asnjë të dhënë shkencore që provon se mushkonjat mund të infektojnë njeriun me COVID-19.

Megjithatë, ajo nuk e përjashtoi si mundësi .

“Nuk ka asnjë të dhënë mbi këtë pretendim. Nëse pickimi do të përbënte një mënyrë të transmetimit të virusit, atëherë do të ishte vënë re në Lindjen e Mesme ku Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (një lloj tjetër koronavirusi) është prezente prej 6 vjetësh,” tha ajo.

Në argumentat e dhënë, Schmidt iu referua një studimi të kryer tek mushkonjat dhe mundësia e përhapjes së virusit të lartpërmendur që zbuloi se gjurmë të tij mund të qëndronin më pak se një ditë tek organizmi i insektit.

Sipas saj, që mushkonjat të kthehen në kërcënim të mirëfilltë për njeriun, duhet një ekspozim shumë afatgjatë ndaj virusit.

“Që kjo të ndodhë në jetën reale, mushkonjat duhet ta marrin virusin gjatë pickimit. Më pas virusi do të shumohet në indet e stomakut, shpërndahet në gjendrat e pështymës dhe të injektohet në lëkurën e një njeriu tjetër gjatë pickimit të rradhës,” tha ajo.

Në bazë të këtyre të dhënave, Schmidt këshilloi mbajtjen nën vëzhgim të situatës dhe kryerjes së studimeve urgjente për të kuptuar nëse përtej teorisë, mushkonjat mundet të shpërndajnë virusin COVID-19.

Në fillim të muajit Mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nuk ka asnjë të dhënë shkencore që sugjeron përhapjen e COVID-19 nga mushkonjat.

të fundit

Berisha komenton akuzat e Trump ndaj Sorosit: Një Akt historik, ai dhe i biri ndihmuan Ramën për të ngritur narkoshtetin monist në Shqipëri

Ditën e sotme, në konferencën për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e konsideron si një akt historik, vendimin…

1 minute ago

Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit

Këtë të enjte 28 gusht 2025, Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka miratuar sot me tre vota pro…

40 minutes ago

Incident i papritur në sheshxhirimin e “The Devil Wears Prada 2”, Anne Hathaway bie nga shkallët

Një aksident ndodhi gjatë xhirimeve të vazhdimit të filmit “The Devil Wears Prada 2” , me protagoniste Anne Hathaway, e…

46 minutes ago

U nda nga jeta pas betejës me sëmundjen e rëndë, kush ishte Naun Shundi dhe rolet e jetës së tij në filma dhe teatër

Këtë të enjte 28 gusht, ka ndërruar jetë në moshë 66-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur Naun Shundi. Naun Shundi,…

59 minutes ago

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Naun Shundi

Ditën e sotme, aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Naun Shundi, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare, pas një beteje…

1 hour ago

Prokuroria e Tiranës i sekuestron llogari bankare, makina luksoze të dënuarit me 5 emra, përdorte dhe nënën pensioniste për të fshehur pasuritë

Prokuroria e Tiranës, ka sekuestruar 18 pasuri të paluajtshme, llogari bankare e automjete luksoze të një shtetasi të dënuar për…

2 hours ago