Categories: Uncategorized

7 fakte për kafen turke që nuk janë ashtu siç i dini

Kafja turke nuk është thjesht një pije, por konsiderohet pjesë e kulturës turke e më gjerë. Ajo është e njohur për mënyrën e saj të veçantë të përgatitjes dhe shërbimit tradicional.

Më poshtë, shtatë fakte interesante rreth kafesë turke që mund t’ju befasojnë:

Të lidhura

None found

Kafja turke nuk ka origjinë nga Turqia

Dëshmia e parë e konsumit të kafesë vjen nga Jemeni në shekullin e 15-të. Ajo u përhap në Kajro dhe Mekë nga atje. Kronistë osmanë të periudhës regjistrojnë se dyqani i parë i kafesë u hap në Kostandinopojë në 1640. Emri vjen nga fjala arabe “qahwah”.

Shkumë do të thotë cilësi

Nëse doni të dini nëse po pini një kafe me cilësi të mirë, hidhini një sy shkumës në krye të filxhanit. Ndryshe nga llojet e tjera të kafesë, kafja turke formon një shkumë të butë në pjesën e sipërme që e ndihmon atë të qëndrojë e ngrohtë për një kohë të gjatë.

Uji është i rëndësishëm

Një gotë me ujë zakonisht shërbehet me kafen turke. A keni menduar ndonjëherë pse? Pirja e ujit më parë do të ndihmojë shqisat tuaja të ndjejnë shijen e vërtetë të kafesë, dhe pas kësaj ajo ndihmon për të shpëlarë fytin tuaj.

Llokumja turke (me ose pa arra) përmirëson gjithë përvojën

Rituali është i plotë kur plotësohen të gjitha kërkesat: forma e kupës, ngjyra e kafesë dhe një copë llokume në pjatën e kafesë.

Llokumja turke kontraston shijen e hidhur të kafesë – e cila është veçanërisht e rëndësishme për ata që marrin kafen e tyre pa sheqer. Siç thonë ata në Turqi “Hani ëmbël, flisni ëmbël”.

Vjehrrat janë gjyqtarë të rreptë

Nuse të ardhshmem, jeni nën vëzhgim! Vjehrrat kanë të drejtë të vlerësojnë dhe gjykojnë, bazuar në mënyrën se si përgatitni dhe shërbeni kafenë. Në fakt, në shumë familje është provë e parë për nusen e re. Ajo përgatit kafe për vjehrrën e saj dhe më pas pret për gjykimin e saj.

Vajza që do të bëhet nuse përdor kripë

Në traditën turke, mënyra e përcaktimit të burrërisë së dhëndrit të ardhshëm është të vendosësh kripë në kafen e tij. Sasia e kripës që nusja e mundshme përdor sinjalizon ndjenjat e saj për burrin e ardhshëm. Shumë kripë në kafe tregon se vajza nuk është e interesuar për djalin, një sasi e moderuar tregon se djali është i mirë dhe një sasi minimale tregon se djali është një shans i mirë dhe vajza është gati të martohet. Nëse kandidati e pi tërë kupën e kafesë të kripur ai dëshmon gatishmërinë e tij për t’u martuar me vajzën.

Kafja turke është nën mbrojtjen e UNESCO-s

Kafja turke është në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s. Vendimi u mor në sesionin e tetë të Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s të mbajtur në 2013 në Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit.

të fundit

Dua Lipa shfaqet në New York, fansat aludojnë se mund të jetë e ftuar në dasmën e Taylor Swift

Dua Lipa është fotografuar në rrugët e New York-ut, duke nxitur spekulime se mund të jetë mes të ftuarve në…

9 minutes ago

Barcelona i vendos afat Julian Alvarezit dhe nuk pranon një tjetër sagë në merkato

Barcelona nuk dëshiron që çështja e Julian Alvarez të shndërrohet në një sagë të pafund gjatë gjithë afatit kalimtar të…

12 minutes ago

Lladrovci: Për Kosovën, nderimi ndaj SHBA-së nuk përfundon me 4 Korrikun

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në prag të 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara…

13 minutes ago

Agriculture in North Macedonia Hit by Hail and Torrential Rains, Farmers Seek Compensation

Reshjet e dendura të shiut por edhe breshrit në disa vende që përfshinë rajonin e Shkupit dhe qytete tjera të…

16 minutes ago

Eight inspectors charged over the “Pulse” case, suspected of failing to carry out inspections for years

Kallëzimi penal është dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike në Koçan dhe ka të bëjë me S. Sh. S. (53) nga…

16 minutes ago

Court in Serbia Orders 30 Days of Detention for Osman Selmani

Gjykata e Lartë në Serbi i caktoi 30 ditë paraburgim shtetasit të Kosovës, Osman Selmani, i arrestuar më 1 korrik…

16 minutes ago