Categories: Uncategorized

6 mënyra të thjeshta për të shpëtuar përfundimisht nga gusha e varur

Gusha është zakonisht e para që tregon shenja të plakjes. Ky është fakt i mirënjohur. Kjo për shkak se lëkura është më e hollë se në pjesët e tjera të trupit dhe për më tepër, ajo ka më pak gjëndra vaji. Kjo është arsyeja pse humbet elasticitetin më shpejt. Për fat të mirë, është e mundur të luftosh në mënyrë efektive ndryshimet në lidhje me moshën.

Disa këshilla të njohura që mund të parandalojnë plakjen dhe ta bëjnë gushën tuaj të qëndrojë më e re.

1. Mos e teproni me parfumin.

Parfumet përmbajnë alkool dhe aromatizues të ndryshëm që thajnë lëkurën dhe e bëjnë më pak elastike. Nëse jeni mësuar të rifreskoni parfumin gjatë ditës, është më mirë ta aplikoni vetëm në kyçet e dorës.

2. Mos mbani aksesorë të rëndë.

Është më mirë t’i përdorni varëset e rënda vetëm në raste të veçanta, sepse ato tërheqin lëkurën.

3. Kujdesuni për posturën (qëndrimin) tuaj.

Para së gjithash, një pozicion i keq mund të jetë arsyeja e dhimbjeve të kokës dhe qafës. Së dyti, për shkak të lakimit të vazhdueshëm, rrudhat mund të shfaqen dhe nuk janë të lehta për t’u hequr qafe.

4. Hidratoni lëkurën rregullisht.

Shumë gra harrojnë që qafa, ashtu si fytyra, duhet të hidratohet rregullisht. Ju nuk keni nevojë për locion të veçantë pasi kremi juaj i rregullt i fytyrës do të jetë po aq i mirë edhe për qafën. Ju duhet t’i kushtoni vëmendje mënyrës sesi e aplikoni, sepse është e rëndësishme të lëvizni gishtat butësisht lart.

5. Hani më shumë ushqime të pasura me vitaminë C dhe acide yndyrore.

Vitamina C rrit prodhimin e kolagjenit që e bën lëkurën elastike. Kjo është arsyeja pse është mirë të përfshini më shumë agrumet, domatet dhe manaferrat në dietën tuaj. Është gjithashtu mirë të hani më shumë produkte të pasura me acide yndyrore omega-3 dhe omega-6: vaj ulliri, peshk yndyror, arra dhe avokado. Ato ndihmojnë në ushqimin e lëkurës nga brenda.

6. Mos harroni të bëni ushtrime.

Ka shumë ushtrime të ndryshme për t’i mbajtur muskujt e qafës dhe fytyrës të qëndrueshëm. Këtu janë disa prej tyre:

a. Zhvendosni nofullën e poshtme para dhe mbrapa.

b. Zgjatini buzët (në formën e shkronjës “О”) dhe mbajini ashtu për 5 sekonda. Përsëriteni këtë ushtrim disa herë. Pastaj, bëni të njëjtën gjë, duke shqiptuar tingullin “E”.

c. Uluni drejt, ushtroni forcë me dorën e djathtë tek balli. Bëjeni pa e përkulur kokën. Mbajeni këtë pozicion për 10 sekonda.

ç. Uluni drejt, vendosni duart pas kokës dhe shtypni pjesën e pasme të saj pa e përkulur prapa. Mbajeni këtë pozicion për 10 sekonda.

d. Uluni drejt. Tërhiqeni kokën prapa dhe hapni gojën. Mundohuni të arrini buzën e sipërme me buzën e poshtme, pa i bashkuar dhëmbët. Përsëriteni ushtrimin disa herë.

Për të arritur rezultate më të mira, kryejini këto ushtrime 1-2 herë në ditë. Edhe ushtrimet e rregullta fizike përmirësojnë rrjedhën e gjakut dhe pasurojnë lëkurën me oksigjen, duke e bërë atë më elastike.

të fundit

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…

6 minutes ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

41 minutes ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

60 minutes ago

Sirena alarmi në Poloni për shkak të kërcënimit me dron, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër

Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…

1 hour ago

VIDEO/ Shpërthim i fortë në një lokal në Madrid, 21 të plago*ur, 3 në gjendje kritike

Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…

2 hours ago

“Shuplaka” e fortë nga SHBA për Kosovën, zyrtari amerikan: Frustrimi i grumbulluar me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar…

2 hours ago