Categories: Uncategorized

6 mënyra si ta kthesh tualetin e shtëpisë në një Spa

Në një kohë kur vija e hollë ndarëse mes zyrës suaj të punës dhe shtëpisë është kaq e paqartë dhe lajmet e bujshme mbi koronavirusin dhe situatën aktuale në botë na krijojnë një gjendje jo shumë komforte, të gjithë në fund të ditës duam të bëjmë diçka të mirë për veten. Duhet të menaxhojmë stresin përmes kujdesit për veten dhe relaksimit. Ne iu drejtuam ekspertëve që të ndajnë me ne këshilla dhe truke të thjeshta për krijimin e tualetit të shtëpisë në një atmosferë tipike SPA-je që në fund të gjithë i meritojmë disa momente të tilla përkëdhelëse.

Qirinj, muzikë e lehtë, kripërat e banjës

Të lidhura

None found

Mund të duket e thjeshtë, por krijimi i një atmosfere qetësuese është hapi i parë në ndërtimin e një SPA-jë brenda tualetit të shtëpisë suaj. “Është e rëndësishme të merret parasysh drita, muzika, aroma dhe çdo komponent që do të krijojë një përvojë unike relaksuese”, shpjegon Silvia Barnett, drejtuesja e marketingut të AIRE Ancient Baths në New York City dhe Chicago. “Ne përqëndrohemi në një qasje me pesë kuptime. Ndizni disa qirinj, përdorni kripërat e banjës sipas dëshirës suaj dhe dëgjoni muzikë të lehtë. Zgjidhni një stacion muzikor në Spotify ose Apple Music, pastaj shijoni ujin e vaskës sa më shumë.

Maskë fytyre

Joanna Vargas, facialiste e famshme dhe themeluese e salloneve të Joanna Vargas dhe kujdesit për lëkurën, rekomandon përzierjen e sasive të barabarta të kosit dhe avokados me gjysmë luge mjalt. “Kosi është një anti-inflamator me një përbërje të acidit laktik, avokado ka shumë vitamina B dhe acide yndyrore, kështu që është thelbësore të mbash lëkurën të hidratuar në mot të thatë dhe mjalti forcon hidratimin,” thotë Vargas.

Teknikat e frymëmarrjes

“Ne i fillojmë dhe mbarojmë të gjitha shërbimet tona me teknikat e frymëmarrjes ndërsa thithim një aromë qetësuese”, thotë Danielle Gamble, estetistja kryesore në butikun Sisley-Paris në New York City. Kjo me të vërtetë rrit një ndjenjë të qetësisë dhe gjithashtu zvogëlon stresin. Bëni tri frymëmarrje të thella përmes hundës dhe nxirrini përmes gojës tuaj. Gamble rekomandon vaj livandoje, i cili mund të gjendet në çdo farmaci.

Relakso lëkurën e fytyrës

Me disa mjete kyçe si një rul ose Gua Sha, ju mund t’i jepni vetes një masazh të denjë, sidomos fytyrës. “Bërja e një masazhi mini-drenazhi limfatik në pikat e presionit rreth kockës orbitale do t’ju bëjë të ndiheni vërtetë mirë dhe të relaksuar”, thotë Vargas. Zgjidh një rul të butë, duke e rrotulluar atë nga hunda drejt mollëzave për të relaksuar tërësisht fytyrën.

Furça e thatë

Një furçë të thatë që rrit rrjedhjen e gjakut, elasticitetin dhe stimulon prodhimin e kolagjenit është efikas për eksfolim të plotë të trupit që është i shkëlqyeshëm për ngritjen dhe tonifikimin e një zone problematike. Filloni me majat e këmbëve dhe ngjituni lart drejt zemrës. Së fundmi, kaloni disa minuta duke masazhuar me vaj trupi ose krem ​ të gjitha zonat që sapo keni eksfoluar.

Zhduk celularin dhe aparatet elektronike

Një nga arsyet kryesore që ofrojnë banjat relaksuese është sepse ato kërkojnë që ju të shkëputeni nga përditshmëria. “Në qendra SPA nuk lejohen telefonat celularë ose kamerat dhe ambienti i lehtë vjen vetëm nga qirinj”, shpjegon Barnett. Në mënyrë që të humbasësh sensin e kohës është e rëndësishme që mendja të bjerë në qetësi. Ndaj, nëse po shijoni një vaskë të ngrohtë në këto momente, lini telefonin tuaj në një dhomë tjetër dhe relaksohuni, plotësisht.

të fundit

Moti për 29 tetor 2026, priten kthjellime dhe vranësira të përkohshme

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e…

4 minutes ago

Horoskopi 29 Tetor 2026/ Zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo përherë të tjerët do t’ju…

6 minutes ago

Murati seeks an explanation from SPAK over the lack of a request to arrest Balluku

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

7 hours ago

Papin kritikon Mbappen: Prezantimi në media i dëmtoi ëndrrën për Topin e Artë

Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…

8 hours ago

Murati kërkon shpjegime nga SPAK për mungesën e një kërkese për arrestimin e Ballukut

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

8 hours ago

Klodiana Lala: Refusing a second SPAK request for Balluku would raise suspicions about Rama

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…

8 hours ago