Categories: Uncategorized

5 mënyra natyrale për ta nisur shëndetshëm 2020-ën

Pas shumë karbohidrateve, kripës, sheqerit apo alkoolit të konsumuar në ditët e festave, vjen një moment mjaft i lodhshëm për trupin që e përjetojnë të gjithë. Dhe për ta marrë veten pas pushimeve, për shumë njerëz do të thotë dietë drastike, edhe pse kjo nuk është mënyra më e mirë, madje shpeshherë është edhe më pak efiçente. Pse nuk provon një mënyrë më të butë dhe të thjeshtë detox-i, së bashku me stilin e ri të jetës? Më poshtë, janë 5 mënyra natyrale për ta nisur shëndetshëm 2020-ën.

Uji

Të lidhura

None found

Nëse ka një mënyrë shumë të thjeshtë dhe natyrale për të pastruar trupin nga helmet është, pa dyshim, uji. Shumë mjekë, vazhdimisht theksojnë se sa më shumë ujë të konsumosh, aq më të shëndetshme do ta kesh lëkurën. Uji ndihmon në mirëfunksionimin e të gjitha organeve, për një metabolizëm efektiv dhe aparat tretës të rregullt. Po sa ujë duhet të pish çdo ditë? IOM rekomandon se në një ditë duhet të konsumosh 3.7 litra ujë (15 gota ujë) për të rriturit meshkuj dhe 2.7 litra (11 gota) për femrat.

Një dush me ujë të kripur

Një dush me ujë të kripur është një terapi tjetër natyrale, e rekomanduar për të detoksikuar trupin. Për shkak të sasisë së lartë të magnezit, i cili thithet menjëherë nga lëkura, kripa është stimuluese e sistemit limfatik dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut, forcon sistemin imunitar duke mbrojtur kështu nga çdo lloj sëmundjeje. Një dush të tillë mund ta bësh 2-3 herë në javë.

Limon, xhinxher dhe kripë deti

Uji me limon ndihmon në detoksikimin e trupit dhe të lëkurës, por duke shtuar xhinxher dhe kripë, rezultati do jetë edhe më i mirë.

Dr. Kulreet Chaudhary (mjeke) këshillon një mënyrë shumë të shëndetshme dhe natyrale për detoksikimin. Për këtë të duhen tre përbërës: lëng natyral limoni, xhinxher dhe kripë deti. Ky kombinim është një zgjidhje ideale për të pastruar trupin nga helmet. Çdo mëngjes një përzierje me këta tre përbërës, do të t’i bëjë ditët e këtij viti më të shëndetshme.

Çaji jeshil

Përpiqu të zëvendësosh kafet e mëngjesit me çajin jeshil, i cili ka një përmbajtje të lartë antioksidantësh dhe është mënyra më e mirë natyrale për të shmangur viruset e stinës, si dhe ndihmon shumë sistemin tretës. Çaji jeshil është zgjidhja më e mirë për të nisur një ditë të shëndetshme dhe me energji.

Ushqimet e pasura me Omega 3

Mos harro që në këtë dietë detoksikuese të përfshish grupin e ushqimeve të pasura me Omega 3 (superfoods) dhe acide yndyrore, siç janë salmoni, avokado, vaji i ullirit, lloje të ndryshme farash etj. Po ashtu, edhe fruta si boronica, molla dhe frutat e thata ndihmojnë shumë për detoksikim.

të fundit

Valdrin Sahiti tregon rrugën drejt suksesit: Nga Beyonce te emrat e njohur të Hollywood-it dhe Lindjes së Mesme

Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…

9 minutes ago

Opozita kundërshton mungesën e planit qeveritar, LVV-ja thotë se dokumenti miratohet së shpejti

Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…

12 minutes ago

Projekti historik i Xhaferit për Vllazninë, ja çfarë parashikon “Elite Campus

Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…

17 minutes ago

Gjendet një kuti plot me para në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi (FOTO)

Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…

18 minutes ago

Shpërthim me lëndë plasëse në tarracën e dyqanit të luleve në Tiranë, policia identifikon autorin e dyshuar

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…

21 minutes ago

State Supreme Audit finds endless violations in 2025 budget, economic and financial damage of 135 million euros

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…

23 minutes ago