Çfarë kërkon njeriu në jetë? Pore të lëmtura, që do të thotë lëkurë e mirë. Poret e hapura janë sfidë më vete, por pavarësisht se madhësia e tyre shpesh varet nga genet (dhe kjo s’është në dorën tonë), ka ende shumë gjëra që mund të bëjmë për t’i minimizuar. Pa e kuptuar ne bëjmë gabime (të pafalshme) që bllokojnë poret dhe nuk lejojnë fytyrën të ketë shkëlqimin që meriton.
1. Nuk përdorni produkte që përmbajnë retinol
Edhe pse është e pamundur t’i reduktojmë njëherë e përgjithmonë, produktet e fytyrës që kanë retinol i bëjnë të duken më të vogla. Retinoli përmban vitaminë A e cila përmirëson qarkullimin e qelizave të lëkurës dhe trashësinë e saj.
2. Mbajtja e fytyrës ngjitur me celularin
Telefonat tanë kanë mikrobe 10 herë më shumë sesa pjesa e sipërme e WC-ve. Imagjinoni tani ç’ndodh nëse ju e mbani telefonin ngjitur me fytyrën për minuta të tëra. Gjithë bakteret, kombinohen me vajrat, make up-in dhe toksinat e tjera! Fytyra juaj do t’ju urrejë!
3. Ekspozimi në diell
Dielli e than lëkurën dhe rrjedhimisht poret kanë tendencën të duken më të mëdha. Kur nxiheni, poret duken të zvogëluara, por pas një kohe të caktuar do ta kuptoni që ka ndodhur krejt e kundërta. Poret do të zmadhohen dhe pikat e zeza do të bëhen edhe më keq nga ç’ishin. Kremin mbrojtës gjithnjë me vete!
4. Harroni të pastroni produktet e grimit
Sado të kujdeseni për lëkurën, nëse nuk lani furçat apo sfungjerin që përdorni për tu lyer, nuk do të merrni rezultatet që doni.
5. Produktet vajore të flokëve, mund të dëmtojnë fytyrën
Kur produktet që vendosni për flokët përmbajnë vaj, nga kontakti që flokët kanë në fytyrë do të shihni pore të zmadhura. Aknet e vogla mbi ballë, në anë të faqeve apo në qafë, i keni prej tyre, kështu që kujdes!
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…