Categories: Uncategorized

4 arsye të pazakonta përse ndiheni të plogësht edhe kur gjumin e bëni të plotë

Nëse e pyesni veten shpesh se pse deri ne fund të orarit të punës , energjitë ju shterojnë, e nuk keni më fuqi për asnjë aktivitet tjetër, mund të ketë shumë arsye. Ju mund të dini disa, si mosngrënia e mëngjesit, mungesa e gjumit, lodhja etj, por këtu do të lexoni disa arsye të tjera se përse nuk jeni produktivë dhe energjikë.

Mungesa e hekurit

Qelizat tuaja kanë nevojë për oksigjen për të mirëfunksionuar. Në këtë pikë, një lëndë ushqyese jetike për trupin është hekuri, minerali që transmeton oksigjenin në qelizat e gjakut. Mungesa e këtij minerali bën që qelizat të përballen me mungëse oksigjeni e kësisoj të hasni probleme me përqendrimin e jo vetëm.

Konsumimi i pamjaftueshëm i ujit

Nuk ka dyshim se uji është jetik për çdo organ e sistem të trupit. Në të vërtetë, kjo molekulë merr pjesë në çdo funksion e luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen në nivele optimale të energjisë suaj. Nëse jeni të dehidratuar, lëndët ushqyese dhe oksigjeni nuk pompohen me efikasitet nga zemra për shkak të mungesës së vëllimit të gjakut. Përfundimisht, kjo rezulton në lodhje e jo vetëm.

Jeta sedentare

Nëse nuk doni të ndiheni të plogësht e të pafuqishëm, thjesht ngrihuni dhe vendosni trupin tuaj lëvizje. Bëni ushtrime kardiovaskulare siç janë ecja e shpejtë dhe vrapimi të paktën tre herë në javë për të rritur nivelet e energjisë suaj.

Kushtojini kohë vetes e në ditët e pushimit tregohuni të zgjuar kur të thoni “PO” dhe “JO” ! Ndoshta duhet të riktheni pak ekuilibër në jetën tuaj.

të fundit

Sot, 24 vite nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA

Çdo vit më 11 shtator, qyteti i Nju Jorkut përkujton gati 3 000 personat që vdiqën në sulmet terroriste të…

21 minutes ago

U largua nga posti si kryebashkiak i Vlorës, Ermal Dredha publikon përmbajtjen e letrës së dorëheqjes: Duhet të dish të ikësh me dinjitet…

Në mesazhin drejtuar qytetarëve në një postim në rrjetet sociale, Ermal Dredha, ka reaguar pasi u largua nga posti si…

34 minutes ago

E rëndë në Durrës/ Shtylla elektrike e dëmtuar në rrugë i merr jetën 44-vjeçarit (EMRI)

Në orët e para të mëngjesit, një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 44-vjeçar ka humbur…

52 minutes ago

Atentati me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër/ Mbërrin në Gjykatë autori i masakrës Ragip Gila

Ragip Gila, i dyshuar si autori i vrasjes së trefishtë që tronditi qytetin e Shkodrës, ka mbërritur këtë të enjte…

1 hour ago

Vrasja e Charlie Kirk/ Trump dënon aktin e rëndë: Moment i errët për Amerikën, jam i pikëlluar

Presidenti i SHBA Donald Trump, ka deklaruar se është i mbushur me pikëllim dhe zemërim pas vrasjes së tmerrshme të…

1 hour ago

Zbulohet sot kabineti i ri qeveritar, Rama ndan foton nga zyra në Kryeministri: Shihemi në 11:00

Këtë të enjte, Partia Socialiste mbledh Asamblenë e Përgjithshme, ku pritet që kryeministri Edi Rama, të publikojë listën e emrave…

2 hours ago