Categories: Uncategorized

Trileçe ndryshe, receta e thjeshtë e ëmbëlsirës më të mirë

Koha e përgatitjes – 40 minuta

Përbërësit për kekun: për tavë drejtkëndëshe 33×23 cm, nëse bëni gjysmën e dozës, përdorni tavë 23×17 cm.

Të lidhura

None found

6 kokrra vezë

200 g sheqer

200 g miell

1 bustinë vanilje

8 g sodë për ëmbëlsira

1 majë luge kripë

150 g gjalpë i tretur i vakët

Për kremin me qumësht:

400 g pana për ëmbëlsira

400 g qumësht i kondensuar (panda)

400 g qumësht me yndyrë

Duhen gjithashtu për ta dekoruar në fund:

Mund të përdorni karamel të gatshëm ose krem si më poshtë:

300 ml pana e ftohtë nga frigoriferi

200 g Mascarpone

3 lugë sheqer pluhur

1 lugë lëng limoni

250 g fruta pylli sipas dëshirës

Përgatitja:

Ndezim furrën në temperaturën 180°C.

1. Në një tas, hedhim me sitë miellin dhe sodën. I përziejmë me lugë druri dhe i lëmë mënjanë.

Keku:

2. Në robot ose me rrahësin elektrik të vezëve, rrahim vezët me sheqerin dhe vaniljen për 10 minuta. Shtojmë me lugë miellin me sodën dhe do t’i përziejmë me kujdes me spatul me lëvizje nga poshtë-lart, që brumi të marrë sa më shumë ajër. Hedhim kripën, gjalpin duke e rrjedhur, i përziejmë edhe një minutë me spatul dhe më pas brumin e hedhim në tavën që e kemi lyer me gjalpë e miell ose kemi shtruar letër pjekjeje.

3. E pjekim për 30 minuta ose derisa kur të bëjmë provën në mes të tavës me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.

4. Kekun e pjekur e shpojmë me kruajtëse dhëmbësh në shumë vende në sipërfaqe derisa të takojë tavën poshtë. E lëmë mënjanë.

Përgatisim kremin me qumësht(mund ta përgatisim ndërkohë që keku piqet) Përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë për 1 minutë qumështin me qumështin e kondensuar dhe panën.

Hedhim kremin me garuzhde mbi kekun e shpuar dhe jo shumë të nxehtë (të kenë kaluar 5 minuta që e kemi nxjerrë nga furra). Në fillim e hedhim në mes të tavës, pastaj anash dhe së fundi e derdhim mbi të gjithë sipërfaqen. E lëmë të ftohet plotësisht në temperaturë ambienti.

Dekorimi i ëmbëlsirës:

Në një tas përziejmë me pirun Mascarpone-n me sheqerin dhe lëngun e limonit. Rrahim me rrahësin elektrik ose në robot panën e ftohtë nga frigoriferi, por jo shumë të ngrirë dhe e bëjmë si marengë, e shtojmë te tasi ku kemi Mascarpone-n dhe e përziejmë me kujdes me spatul. Kremin me Mascarpone e shpërndajmë mbi kekun në të gjithë sipërfaqen e tij pasi të ketë thithur kremin me qumësht, e mbulojmë me letër alumini dhe e ruajmë në frigorifer. Është më e mirë të nesërmen.

Ëmbëlsira është e lagësht aq sa duhet, po nëse e doni me më shumë krem, shtoni pak nga përbërësit e kremit të qumështit. Në momentin që do ta shërbejmë, shpërndajmë sipër frutat. Ruhet në frigorifer e mbuluar me letër alumini./living/

të fundit

Selin Bollati sqaron kur do të martohet me DJ Gimbon: “E sigurt që do të jetë më datë 5

Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj…

4 minutes ago

Rasti Arlinda Zekaj, përgjegjësia institucionale dhe debati politik: A duhet të japë llogari edhe Gazmend Muhaxheri?

Vrasja makabre e Arlinda Zekajt në Pejë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet institucionale në mbrojtjen…

8 minutes ago

Liverpool-Arsenal, përballje e madhe në “Anfield” për javën e nëntë të Premier League

Vëmendja e futbolldashësve sot është e përqendruar në stadiumin “Anfield” në ora 17:30, ku Liverpooli dhe Arsenali do të përballen…

12 minutes ago

KLSH gjen shkelje pa fund në buxhetin 2025, dëm ekonomik e financiar 135 milionë euro

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…

16 minutes ago

Rigon Llugiqi, organizatori kryesor i Prishtinës: Pas një periudhe të vështirë, mesfushori është bërë shtyllë e ekipit

Rigon Llugiqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Prishtinën, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm…

17 minutes ago

Përparim Rama nderon Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Emri i tij është pjesë e themeleve të Kosovës së lirë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kujtuar heroin e Kosovës, Zahir Pajazitin, në 64-vjetorin e lindjes së tij. Përmes një…

20 minutes ago