Me këto temperatura, asgjë nuk shijon përveçse një ëmbëlsirë e ftohtë, e ngrirë e mbushur me gjëra të mira. Nuk e dimë ç’po ju vjen ndërmend ju tani, por ne e kemi fjalën për Cheesecake me luleshtrydhe të ngrira!
E thjeshtë për t’u bërë, pa shumë kosto dhe perfekte për pasditet e nxehta të verës, teksa shihni serialin tuaj të preferuar.
Përbërësit:
150 gram biskota, për bazën e cheesecake-ut.
75 gram gjal i shkrirë
2 të bardha vezësh
100 gram sheqer
250 gram krem pastiçerie
1 limon të shtrydhur
100 gram mascarpone
300 gram luleshtrydhe të plota
Përgatitja
Copëtojini paksa biskotat dhe shtroni me të bazën e tavës. Më pas, hidhni gjalpin e shkrirë dhe përziejini derisa biskotat ta kenë përthithur. Ndërkohë që këtë e fusni në ngrirje,në një tas hidhni të bardhat e vezëve, sheqerin dhe kremin e pastiçerisë. Përziejini për 5 minuta.
Në një tjetër tas të vogël, hidhni mascarponen dhe lëngun e limonit duke i përzier derisa të kombinohen mirë me njëra tjetrën. Aty, hidhni kremin e miksuar më parë bashkë me luleshtrydhet. Hiqni bazën e biskotave nga frigoriferi dhe hidhni kremin me gjithë përbërësit e tjerë. Pasi të keni mbuluar sipërfaqen me luleshtrydhe,futeni në ngrirje për gjithë natës, ose nëse s’ju pritet, për 3 orë. Ç’të hani!
Policia e Elbasanit, ka vënë në pranga një 57-vjeçar i cili ka aksidentuar për vdekje një këmbësor në fshatin Shushicë,…
Aktori i humorit Bes Kallauku, raportin me ish-partneren e tij, Xhensila Myrtezaj, e konsideron tashmë si një të shkuar që…
Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, vazhdon të sfidojë kohën dhe logjikën e futbollit modern. Në moshën 40-vjeçare, larg skenës europiane,…
Gjykata e Posaçme, vendosi të veçojë çështjen ndaj Alket Xhixhës, Florenc Çapjas dhe Elvin Mërlikës, të cilët janë pjesë e…
Këtë të shtunë, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka deklaruar se zv.kryeministrja Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK,…
Ashtu siç ishte lajmëruar, aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, kanë nisur protestën para kryeministrisë, përmes të cilës kërkojnë dorëheqjen e…