Categories: Uncategorized

Krepa për mëngjes, receta e vërtetë franceze

Franca është e njohur në mbarë botën për larminë e ëmbëlsirave, për rafinimin që dallon kuzhinën e saj dhe mund të them me siguri që edhe mëngjesi francez nuk mbetet pas.

Francezët janë mjeshtrit e brumit sfoliat me të cilin përgatisin kroasantë dhe pain au chocolat, që nuk mungojnë kurrë në mëngjesin e tyre. Për një mëngjes të “vërtetë” francez, idealja është të shkojmë në Paris, të rehatohemi në një bistro, në pritje që kamerieri xhentil të na sjellë porosinë. Por, në mungesë të kësaj mundësie, përse të mos ndihemi edhe ne pak “francezë”, duke përgatitur me duart tona diçka tipike të mëngjesit të tyre dhe të shërbyer bukur në një tavolinë në kopsht?

Kam udhëtuar shpesh në Francë dhe mund të them se ashtu si Francën, adhuroj edhe mëngjesin e saj. Aroma e kroasantëve të ngrohtë, bageta të lyera me gjalpë dhe reçelra të përgatitur në shtëpi, krepat e ngrohtë të sapo bërë, kekët e tyre me limon; të shoqëruara të gjitha me kafe ose çaj, të bëjnë ta nisësh bukur ditën, shkruan Living.

Ja receta per krepa te vertete franceze
Për brumin:

200g miell ● 2 vezë ● 40g sheqer ● 500ml qumësht ● 1 majë thike kripë ● Gjithashtu na duhet: pak gjalpë për skuqjen e tyre ● reçelra të ndryshëm për t’i servirur

Përgatitja:

1. Përziejmë të gjithë përbërësit për brumin në një tas dhe si rezultat kemi një brumë të hollë. E lëmë të pushojë për një orë.
2. Marrim një tigan të sheshtë, e vëmë në flakë të mesme. Lyejmë tiganin me pak gjalpë dhe fshijmë me letër kuzhine gjalpin e tepërt. Marrim brumë me garuzhde dhe e hedhim në tigan. E shpërndajmë brumin në të gjithë tiganin duke e rrotulluar këtë të fundit dhe i pjekim krepat për pak minuta nga të dyja anët.
3. I shërbejmë krepat të nxehtë, të shoqëruar sipas dëshirës me reçel, mjaltë, etj.

të fundit

Horoskopi 10 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Ju pret një ditë pozitive qofshi me pushime, apo edhe në punë. Edhe ngarkesat e punës do të menaxhohen…

5 hours ago

“Soros gjeti Ramën për të destabilizuar Shqipërinë”/ LaCivita: Këta janë armiq të vërtetë që duhen luftuar!

Kryestrategu i fushatës elektorale të PD, Chris LaCivita, ka folur edhe mbi rëndësinë që ka Shqipëria në aspektin gjeo-politik, ashtu…

5 hours ago

“Kuotat e mia sot janë më të larta se të të gjithë jetës, do përkthehen në vota”, Berisha: S’ka ndodhur kurrë që të miratohen 4 rezoluta

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh në emisionin Top Story në Top Channel se kuotat e tij janë më të larta…

5 hours ago

‘Berishën në 2013 e përzumë si të korruptuar’, Doshi: Rama është i marrë peng nga krimi i organizuar

Partia Social Demokrate, e udhëhequr nga Tom Doshi, ka përfunduar fushatën elektorale këtë të premte me një takim të organizuar…

5 hours ago

Debate mes Big Mamas, Nur dhe Albës, fermeret përpl*sen mes tyre

Marrdhënia e tensionuar brenda Fermë mes Albës përballë Nur dhe Big Mamës është reflektuar edhe në spektaklin e kësaj të…

6 hours ago

Rama s’pranon të flasë për Metën: S’bëj boks me një njeri me duar të lidhura!

Kryeministri Edi Rama foli këtë mbrëmje në emisionin "Opinion" për programin e Partisë Socialiste teksa dy ditë na ndajnë nga…

6 hours ago