Përbërësit për 2 persona: sallatë jeshile 4 feta gjoks geli të prera në kubikë 2 feta bukë të fortë (e ndenjur), e prerë në kubikë 1 lugë gjalpë për të skuqur bukën + 1 lugë për të skuqur mishin 2 lugë vaj ulliri djathë kaçkavall i grirë në feta shumë të holla me qëruesen e patateve kripë 1 limon për të spërkatur mishin.
Për salcën: 2 lugë vaj ulliri 1 lugë lëng limoni 1 lugë kos kripë e piper sipas dëshirës 1 lugë të vogël senape 1 copë hudhër (sipas dëshirës)
Përgatitja: Në një tigan hedhim gjalpin dhe kur ky të jetë tretur me zjarr të ulët, shtojmë vajin e ullirit. Pas pak shtojmë kubikët e bukës dhe i skuqim për disa minuta, duke i përzier herë pas here. I lëmë mënjanë të ftohen në një pjatë me letër thithëse kuzhine. Në tiganin ku skuqëm bukën, hedhim gjalpin dhe kur ky të tretet, vëmë kubikët e mishit, i spërkasim me pak kripë, me lëng limoni dhe i lëmë disa minuta që mishi të zbutet. Në blender hedhim të gjithë përbërësit e salcës dhe i grijmë derisa të përftojmë një salcë homogjene. Në pjatë hedhim sallatën e prerë, bukën, mishin, djathin dhe së fundi e spërkasim me salcën
Kombëtarja e Portugalisë ka fituar finalen e Ligës së Kombeve, pasi ka mposhtur Spanjën pas ekzekutimit të penalltive. ‘Furia e…
Kombëtarja e Portugalisë ka fituar finalen e Ligës së Kombeve, pasi ka mposhtur Spanjën pas ekzekutimit të penalltive. Joao Neves…
Dashi Fale ndikimit shume pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do ece me se miri sot. Do vazhdoni ta…
Segmenti rrugor Shkodër-Lezhë-Laç, është i bllokuar totalisht. Burime për mediat bëjnë me dije se prej më shumë se 5 orësh,…
“...kur vendosa të trokas në këtë institucion (SPAK), për të dhënë shpjegime dhe për të sqaruar pozicionin tim mbi gjithçka…
Në betejën globale kundër ndryshimeve klimatike, një ndihmës i papritur po del në skenë që janë pinguinët dhe jashtëqitjet e…