Categories: sportUncategorized

Reagon portierja e Iranit: Unë jam grua , ky është bullizëm (VIDEO)

Portierja e ekipit iranian të futbollit për femra, Zohreh Koudaei, ka thënë se do të padisë Federatën e  Futbollit të Jordanisë pasi ata e akuzuan atë se ishte mashkull.

Zohreh Koudaei, 32 vjeç, priti dy penallti në një fitore 4-2 ndaj Jordanisë në Uzbekistan më 25 shtator, që do të thotë se skuadra iraniane e grave u kualifikua për Kupën e Azisë për Femra për herë të parë.Por pas ndeshjes Federata e Futbollit të Jordanisë kërkoi ‘një kontroll të verifikimit gjinor’ për Koudaei nga Federata Aziatike e Futbollit (AFC). “Unë do të padis Federatën e Futbollit të Jordanisë. Unë jam grua. Ky është bulizëm”, ka thënë ajo për gazetën turke “Hurriyet”.

Ata gjithashtu pretendonin se skuadra iraniane e femrave ‘ka një histori me çështjet gjinore dhe dopingun’ dhe bëri thirrje që të ndiqet ‘procesi i duhur’. Presidenti i FA të Jordanisë, Princi Ali bin al-Hussein, e ndau letrën të shtunën, duke e quajtur atë një çështje shumë serioze nëse është e vërtetë dhe duke kërkuar nga AFC  të zgjohen.

Trajnerja e ekipit të Iranit, Maryam Irandoost, foli për mediat  të dielën: “Stafi mjekësor ka ekzaminuar me kujdes çdo lojtare në ekipin kombëtar për sa i përket hormoneve për të shmangur ndonjë problem në këtë drejtim, dhe kështu u them të gjithë tifozëve të mos shqetësohen”. /h.ll/albeu.com

të fundit

Horoskopi 27 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…

6 hours ago

I tha “po” yllit të NFL, zbulohet çmimi marramendës i unazës së fejesës së Taylor Swift

Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…

6 hours ago

NATO planifikon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën: 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit

NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari…

7 hours ago

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve…

7 hours ago

Rusia do të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës

Rusia po planifikon të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës, sipas një dekreti të…

7 hours ago

Shpërthim tritoli në një banesë në Fushë Kuqe, dyshohet se shënjestra ishte ish-banori i BBV-së, Jozefin Marku

Një shpërthim tritoli është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Sipas burimeve,…

8 hours ago