Policia ka arrestuar një 14-vjeçar për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu u shoqëruan për verifikim edhe 5 persona të tjerë me precedent të mëparshëm penal
Njoftimi i policisë:
None found
Lezhë
Policia e Lezhës, kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike.
Si rezultat i kontrolleve është vënë në prangat një 14-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri pistoletë.
Gjithashtu, u shoqëruan për verifikim edhe 5 persona të tjerë me precedent të mëparshëm penal.
Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për persona që qarkullojnë me armë zjarri në automjet, shërbimet e Policisë Lezhë ushtruan kontrolle në disa automjete në Shëngjin, Lezhë e Milot.
Si rezultat, gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet taksi në të cilin ishte pasagjer një 14-vjeçar, në çantën e tij, shërbimet e Policisë Lezhë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., banues në Lezhë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Kontrollet kanë vijuar edhe në Shëngjin, ku gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 5 persona me precedent të mëparshëm kriminal.
Policia e Lezhës falënderon qytetarët për mbështetjen dhe besimin dhe i fton ata për të denoncuar në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm nga strukturat e Policisë së Shtetit./albeu.com
Deputeti socialist Erion Braçe, ka përcjellë një mesazh të fortë politik në 30-vjetorin e zgjedhjeve të 26 Majit 1996, duke…
Ola dhe Adion Puka vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar të momentit, ndërsa marrëdhënia e tyre duket…
Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha, teksa ishte ftuar në “Shqipëria Live”, u ndal edhe njëherë te çështja e Ervis…
Më shumë se 2 milionë besimtarë muslimanë nga e gjithë bota u mblodhën të martën në malin Arafat, në Arabinë…
Pas 15 vitesh dhe tetë albumesh, Ed Sheeran është larguar nga Warner Music. Këngëtari e bëri të ditur përfundimin e…
Çfarë ndodhi te Milani në muajin maj është thuajse e pabesueshme. Të gjithë u përplasën me njëri-tjetrin, ndërsa Igli Tare…