Categories: Uncategorized

Qarkullonte me pistoletë në brez, arrestohet 14-vjeçari në Lezhë

Policia ka arrestuar një 14-vjeçar për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu u shoqëruan për verifikim edhe 5 persona të tjerë me precedent të mëparshëm penal

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Policia e Lezhës, kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve është vënë në prangat një 14-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri pistoletë.

Gjithashtu, u shoqëruan për verifikim edhe 5 persona të tjerë me precedent të mëparshëm penal.

Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për persona që qarkullojnë me armë zjarri në automjet, shërbimet e Policisë Lezhë ushtruan kontrolle në disa automjete në Shëngjin, Lezhë e Milot.

Si rezultat, gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet taksi në të cilin ishte pasagjer një 14-vjeçar, në çantën e tij, shërbimet e Policisë Lezhë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., banues në Lezhë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Kontrollet kanë vijuar edhe në Shëngjin, ku gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 5 persona me precedent të mëparshëm kriminal.

Policia e Lezhës falënderon qytetarët për mbështetjen dhe besimin dhe i fton ata për të  denoncuar në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112,  çdo rast të paligjshmërisë, duke iu siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm nga strukturat e Policisë së Shtetit./albeu.com

të fundit

FOTO/ Reperi i njohur Cozman feston ditëlindjen, urimin më të veçantë e merr nga ky person

Reperi i njohur shqiptar, Cozman, ka festuar ditëlindjen, dhe urimi më i veçantë nuk erdhi nga ndonjë koleg apo mik…

19 minutes ago

Sot takimi Trump-Zelensky, udhëheqësit evropianë fillojnë të mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë

Sot në Shtëpinë e Bardhë do mbahet një takim i nivelit të lartë mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësve…

45 minutes ago

“Na kërkuan ndihmë, por s’i shpëtuam dot”, detaje tronditëse nga aksidenti ku humbën jetën 3 shqiptarë; Po ktheheshin nga dasma, u dogjën të gjallë në automjet

Tre shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht e një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur ndodhur…

1 hour ago

Gjesti nis ditën me këngën hit të Unikkatilit, e quan poet

Gjesti e nisi ditën me plot motivim. Ai publikoi një video në Instagram ku shfaqet para pasqyrës, duke dëgjuar dhe…

1 hour ago

Aksidenti me tre v*ktima në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve

Lidhur me aksidentin e ndodhur në autostradën e Ksanthit, viktimat janë: Viktor Bushi, 59 vjeç banues në Metamorfosi, Athinë. Klarenc…

2 hours ago

Ish-banori i Big Brother Kosova, Mirdon Pacolli bëhet baba për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli, ka ndarë me ndjekësit lajmin më të gëzueshëm të jetës së…

2 hours ago