Categories: Uncategorized

Nga nesër nis shiu, zbuloni cilat plazhe duhet në shmangni këtë fundjavë

Reshjet e shiut do të nisin që pasditen e sotme në zonën juglindore të vendit, ndërkohë që ditën e nesërme do të përfshihet nga vranësirat pjesa më e madhe e territorit shqiptar.

Sinoptikani i Meteoalb, Hakil Osmani zbuloi se reshjet do të vazhdojnë deri në fundjavë.

“Ditën e nesërme, pjesa më e madhe e vendit do të mbetet kryesisht me kthjellime dhe vranësira të pakta, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave dhe reshje të karakterit lokal. Kryesisht do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore.

Reshjet do të mbeten dhe gjatë ditës së premte e të shtunë, kryesisht në karakter lokal dhe më të fokusuara në zonat malore, por edhe zonat qendrore do të kenë prezencë të reshjeve të shiut. Ndërsa dita e dielë do të sjellë mot më të qëndrueshëm në vend”, tha Osmani.

Sa i përket fundjavës, sinoptikani sqaroi se zona bregdetare veriperëndimore do të shoqërohet me reshje edhe gjatë ditës së dielë ndërsa moti i mirë për të shijuar detin do të jetë nga Durrësi në Sarandë.

“Zonat bregdetare do të jenë me mot më të qëndrueshëm. Nuk pritet të prishen pushimet pasi reshjet të karakterit local do të jenë vetëm në zonat malore, veriore por zona bregdetare veriperëndimore mund të ketë reshje të pakta shiu por nga Durrësi duke zbritur deri në Sarandë pritet që të kemi mot më të qëndrueshëm dhe më shumë diell”, tha Osmani./faxweb

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

4 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

4 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

4 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago