Categories: Uncategorized

“Nusja është trajtuar prej shumë kohësh me ilaçe për stresin dhe depresionin”, flet vëllai i Erdgys Arrazit: Nuk është ushtruar dhunë…

Flet Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi: Është një ngjarje shumë e rëndë që na ka ndodhur në familjen tonë sepse ende nuk janë gjetur dy trupat e tjerë dhe dy i kemi të vdekur. Dua të sqaroj opinionin publik se vëllain tim e njeh e gjithë Shkodra sepse ka punuar në servis celularësh. Është e pavërtetë se vëllai ka ushtruar dhunë psikologjike apo fizike ndaj nuses tonë të shtëpisë.

Ne pas ngjarjes së rëndë kemi bërë katër arkivola dhe nusen do ta përcjellim bashkë me të tre fëmijët. Ajo ka qenë nusja jonë dhe ne e kemi dashur dhe respektuar. Sa i përket ngjarjes nuk është e vërtetë se vëllai e ka dhunuar. Prokuroria na ka dhënë leje që vëllai të vinte në varrim dhe policia nuk e lejoi që ti hidhte një grusht dhe vajzës që varrosëm sot. Unë dua ti bëj thirrje të gjithëve që të mos nguten dhe të na lënë kohë që të dalë e vërteta e ngjarjes. Vëllai dhe nusja kanë shkuar shumë mirë dhe nuk kanë patur probleme siç po akuzohet gjithandej. Unë dua që vëai të vijë në shtëpi dhe të varrosim edhe vajzën tjetër që u gjet sot. Faktet janë gjithandej se nuk është dhunues vëllai im sepse e njohin të gjithë. Ne kemi jetuar në një shtëpi sëbashku dhe nëse ka patur dhunë të paktën njëherë do e kishte denoncuar ose do kishte trokitur në dyert e ndonjë shoqata ose do e kishte gjetur një zgjidhje. Ne i kemi njoftuar për çdo gjë familjen e nuses tonë, që nga momenti i parë dhe deri më tani. Sot nuk kanë qenë në varrim por e dimë se dhimbja edhe për ata është po aq e madhe sa e jona. Edhe ata janë të respektuar nga ana jonë. Nusja është trajtuar prej shumë kohësh me ilaçe për stresin dhe depresionin. Nuk është se ka qenë në një gjendje të rënduar por herë pas herë ka marrë ilaçe. Ngjarja është shumë e rëndë dhe jemi tejet të ngarkuar. Unë për vete kam tre ditë që kam dalë nga burgu. Bëra katër vite burg dhe nuk e di ende se për çfarë i bëra sepse me kanë dënuar për bimë narkotike gjë që nuk është e vërtetë.

Kafja me kunatën

Nusja ime dhe nusja e vëllait atë pasdite kanë dalë si gjithmonë për të pirë kafe bashkë më fëmijët sepse kanë dalë shpesh sëbashku. Pasi kanë konsumuar kafen i ka thënë nuses time se do nisem për në Durrës dhe do vijë të marrë vëllai. Nuk ka shfaqur asnjë problem gjatë qëndrimit në kafe dhe është sjellë krejt normalisht. I ka thënë se kam folur me burrin për vëllanë tim dhe se do iki për Durrës sepse më merr vëllai.

Dyshimet për tradhti

Unë nuk e di se ka patur një lidhje tjetër vëllai po sikur të ketë patur edhe 20 lidhje ai veprim nuk është asnjëherë i justifikueshëm sepse është një ngjarje e rëndë. Në dijeninë time nuk di të ketë patur lidhje jashtëmartesore.

të fundit

Dita e Pavarësisë së SHBA-së, Ambasada në Tiranë ndan mesazhin e Shtëpisë së Bardhë: Me Trump, shpirti amerikan është rikthyer

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të Shtëpisë së Bardhë me rastin…

4 hours ago

Ambasadori Meidani në mbrojtje të maqedonasve: Lufta për identitet dhe dinjitet është universale

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, reagoi pas një statusi të liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i…

4 hours ago

Zyrtare: Jonathan David transferohet te Juventus

Juventus ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit kanadez Jonathan David, duke shtuar një emër të rëndësishëm në repartin ofensiv për sezonin…

5 hours ago

Merz premtoi të krijonte ushtrinë më të fortë në kontinent, Gjermania përgatit rikthimin e shërbimit ushtarak

Gjermania po planifikon të prezantojë një shërbim ushtarak vullnetar gjashtëmujor me qëllim dyfishimin e numrit të rezervistëve, raportoi Reuters, duke…

5 hours ago

Transformimi i ri i Genta Ismajlit mahnit fansat

Këngëtarja e njohur shqiptare Genta Ismajli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një paraqitje të re…

6 hours ago

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 aktive në Vlorë, Elbasan, Kukës dhe Tiranë

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile raportoi se nga ora 09:00 deri në 20:30 të datës 4 korrik 2025 janë…

6 hours ago