Categories: Uncategorized

Nikulaj do vritej më 17 prill, autori u kap nga kamerat në Bushat, kaloi tre patrulla policie dhe hyri në Shkodër

Mesditën e 19 prillit Shëngjini u trondit nga ekzekutimi i biznesmetin Ardian Nikulaj. Ky i fundit u qëllua me 7 plumba teksa pinte kafe në lokalin e tij.

Por sipas Ora News, ekzekutimi i biznesmenit ishte parashikuar të realizohej që në datën 17 prill.

Të lidhura

None found

Autori ende i paidentifikuar nga policia e Lezhës, është konstatuar përballë kompleksit “Coral” në Shëngjin, pikërisht në 17 Prill, teksa qëndron në pritje për të vepruar, sapo të shikonte siluetën e biznesmenit Nikulaj.

Përmes kamerave të sigurisë policia kriminalë, ka zbuluar se autori ka udhëtuar me të njëjtin motor “Scuter”, tre ditë rresht nga Shkodra në drejtim të Lezhës.

Dy udhëtimet e tij, në datën 17 dhe 18 Prill, me qëllim ekzekutimin e Nikulaj, kanë rezultuar të dështuara, për shkak se vrasësi nuk ka mundur ta gjejë të vetëm biznesmenin dhe të kryejë goditjen e tij.

Ai ka përshkuar sërish rrugën 45 kilometra, dhe në udhëtimin e tij të 3-të, vrasësi ka mbaruar punë, duke ekzekutuar brenda në lokalin e tij, Nikulaj.

Siç shihet edhe në këto pamje të rënda, ai vepron me doreza ndërtimi dhe qëllon plot 7 herë, ku 6 nga plumbat i kanë marrë jetën.


 

Një anëtar i grupit hetimor tha për “Ora News”, se tashmë është konfirmuar që autori pas kryerjes së krimit është larguar në drejtim të Shkodrës.

Kjo pasi kamerat e fundit që e kanë lokalizuar autorin, është në rrugën nacionale Kakariq të Lezhës dhe në zonën e Bushatit të Shkodrës. Vrasësi ka hyrë në qytetin e Shkodrës, dhe ka pasur të njëjtin motor dhe të njëjtën veshje.

Ndërkohë shumë pikëpyetje janë ngritur për mosreagimin e strukturave të policisë rrugore, pasi autori gjatë intenerarit Shëngjin-Shkodër, ka kaluar tre patrulla të policisë, që ishin të dislokuara në hyrje të Lezhës, në zonën e Fishtës dhe në Bërdicë.

Tashmë policia kriminalë përmes kamerave të qytetit të Shkodrës, po ndjek siluetën e lëvizjes së autorit të vrasjes, me qëllimin e vetëm identifikimin dhe arrestimin e tij.

Ndërkohë nga analizimi i pamjeve filmike, anëtarët e grupit të hetimit kanë ngritur dyshime të forta se vrasësi, ka pasur të veshur një jelek antiplumb.

“…frika e një kundërpërgjigje me armë, mund të ketë sjellë veshjen e një jeleku antiplumb. Pasi nëse do shihen me vëmendje pamjet, autori duket më i mbushur (fryrë) në pjesën e trupit, karakteristikë kjo që të lind dyshime për prezencën e një jeleku antiplumb…”, thanë burimet.

Policia kriminale ka verifikuar të dyja anët e rrugës Shëngjin-Lezhë, me shpresën e gjetjes së armës apo qoftë edhe të rrobave, por kjo gjë nuk ka sjellë asnjë rezultat.

Autori është larguar me të njëjtën veshje në drejtim të Shkodrës, dhe tashmë po punohet për zbulimin e destinacionit final. Në vitin 2000 Ardjan Nikulajt alias Marku i është vrarë njëri nga vëllezërit, shtetasi Pëllumb Nikulaj.

Pas kësaj vrasje, ngjarjet rrodhën duke ekzekutuar dy anëtarë të familjes Palaj në Lezhë, ngjarje kjo e cila ende nuk është zbardhur nga policia dhe prokuroria e qytetit.

Ndërsa 23 vite pas vrasjes së Pëllumb Nikulaj, është ekzekutuar me 5 plumba, Ardjan Nikulaj. Ky i fundit njihej në zonën e Lezhës dhe Shëngjinit si biznesmen, politikan dhe zyrtar i administratës lokale në Lezhë.

Ardjan Nikulaj, mbante shoqëri të ngushtë me Aleksandër Dedën që njihet si “Aleksi i Druve”, dhe ka qenë prezent me këtë të fundit në atentatin me armë që ju krye Aleksandrit në Lezhë./Albeu.com/

të fundit

Horoskopi 24 Maj 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Do jeni shume te shqetësuar sot mbi një çështje delikate ne çift dhe nuk do i bëni gjerat me…

7 hours ago

“Ferma VIP” nuk do zgjasë 100 ditë? Çfarë po ndodh me finalen

Edhe pse “Ferma VIP” ishte planifikuar të zgjaste plot 100 ditë, duket se produksioni ka ndryshuar planet për sezonin e…

7 hours ago

Nominimi “kokë më kokë” me Blerinën nxorri jashtë ferme Henrin, shpërthen keq Albano Bogdo: Produksioni po fsheh videon

Mbrëmjen e djeshme, Henri u eliminua nga Ferma VIP pas një televotimi kokë më kokë me Blerinën. Eliminimi i tij…

8 hours ago

“Fitorja jonë është e pashmangshme”/ Berisha-demokratëve: Me votën tuaj keni lënë pa gjumë organizatën kriminale dhe kreun e saj. Me votën tuaj keni tmerruar mafien e fjalës së lirë

Kreu i Partisë Demokratike ka shprehur një mesazh ndaj kreut të qeverisë duke thën se vota e demokratëve ka lënë…

8 hours ago

Pas fitores së Berishës me 96% të votave, në PD shpërthen festa me fishekzjarrë!

Pak minuta pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve në PD me një kandidat, ku fitues me 96% të votave pro…

9 hours ago

Zgjedhjet me një kandidat në PD, Berisha konfirmohet kreu i selisë blu: Mirënjohje edhe atyre që votuan kundër, jemi një familje!

Zgjedhjet me një kandidat në PD kanë përfunduar zyrtarisht, teksa Sali Berisha rikonfirmohet kreu i selisë blu. Nga 38 902…

9 hours ago