Categories: Uncategorized

Ngrohja e motit ju rrezikon nga alergjitë, ja shenjat që ju paralajmërojnë

Stina e pranverës, bashkë me gjelbërimin dhe bukuritë shumëngjyrëshe që e karakterizojnë, sjell me vete një sërë problemesh, të vogla në dukje, për ata persona që kanë patur “fatin” të trashëgojnë disa gene alergjike nga prindërit e tyre.

Çfarë janë alergjitë?

Alergjia është një sëmundje e trashëguar imunitare, e cila ndodh që nga moshat e vogla deri në ato të rritura. Diagnostikimi i hershëm është shumë i rëndësishëm për pacientin, pasi një alergji e pa diagnostikuar në kohë pasojë mund të ketë një astmë bronkiale.

Nga se shkaktohen alergjitë dhe në sa lloje mund të ndahen ato?

Alergjitë janë të shumëllojshme, duke nisur që nga alergjia ajrore, alergjia ushqimore, kemi dhe dermatitet alergjike, ku futen dermatitet alergjike të kontaktit, që e hasim kryesisht tek fëmijët që lindin me rjebull.

1-Alergjia ajrore është alergjia që vjen nga pluhuri, poleni i pemëve, lagështia, myku, si dhe nga kafshët shtëpiake.

2-Alergjia ushqimore vjen nga ushqimet e ndryshme dhe diagnostikohet mbi 1 vjeç si moshë, me ushqimet e
para që merr fëmija.

3-Kemi dhe dermatitin alergjik të konaktit, që mund të jetë më i shprehur tek ata që punojnë në parfumeri, parukeri, persona që janë në kontakte të vazhdueshme me detergjentë si llakra, bojra etj. Ky lloj dermatiti vjen si pasojë e përdorimit të nikelit, i cili është i prekshëm, p.sh. nëpërmjet bizhuterive dhe i lëngshëm nëpërmjet frutave të thata, përdorimit të birrës, apo disa ushqimeve që kanë përmbajtje të lartë nikeli si: domatja, spinaqi, lulelakra dhe sallata.

4-Kemi dhe alergjinë medikamentoze, që ndodh si pasojë e përdorimit të medikamanteve të ndryshme.

Cilat janë simptomat me të cilat shfaqet një alergji?

Në të gjitha llojet e alergjive simptomat janë të ndryshme. Alergjitë ajrore janë alergji të cilat shprehen me rinit alergjik, me konjuktivit alergjik, domethënë me laringit alergjik, me sinozit alergjik (teshtima, rrjedhje hundësh, lotim të syve, kruajtje të syve, të fytit, të veshëve nga brenda, ikje të zërit, dhimbje të shumta të kokës, të cilat zgjasin për një periudhë të gjatë kohore).

Alergjitë ushqimore shprehen me shfaqje të pullave të kuqe në të gjithë trupin, fryerje të buzëve, syve, fryrje të pjesës së qafës, irritim dhe kruajtje në mënyrë të vazhdueshme të lëkurës.

Dermatitet alergjike të kontaktit shprehen më tepër në pjesën e duarve që kanë irritime, kruajtje dhe çarje të gishtave dhe kjo ndodh kur t’i ke përdorur apo punuar për një kohë të gjatë me një preparat, që në kontakt të vazhdueshëm ty të ka dhënë këto lloj simptomash.

Alergjia mediakamentoze shprehet me atijoden, me fryrje të buzëve, me fryrje të syve dhe ka një pruri të vazhdushëm me pika të vogla në të gjithë trupin, jo pulla siç është alergjia ushqimore, por pika të cilat janë në formën e puçrave të vogla.

Por, ajo që duhet të theksojmë është se, si alergjitë ajrore, ushqimore, medikamentoze ashtu dhe dermatiti alergjik i kontaktit, nëse nuk diagnostikohen në kohë dhe nuk mjekohen, kalojnë në astma bronkiale. Pra, pasoja është astma bronkiale që bëhet kronike për një person.

të fundit

Parashikimi i motit për sot, 20 maj 2025

Territori shqiptar do të mbetet nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura relativisht…

18 seconds ago

Horoskopi 20 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Dita për ju nuk do të ketë shumë surpriza. Përqendrohuni në rutinën e përditshme. Ndihmoni prindërit në punët e…

8 hours ago

Telefonata Trump-Putin, reagon Zelensky: Rusia nuk di çfarë dëshiron, ne i kemi bërë të qarta parimet tona të marrëveshjes

Pas një telefonate dy-orëshe me Presidentin rus Vladimir Putin, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se “Rusia dhe Ukraina do…

8 hours ago

Rakipi-Balliut: Sa mirë bëri doktori që të futi në listë, vetëm ti del dhe flet sot, të tjerët janë fshehur, nuk hapin telefonat

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku…

8 hours ago

Si te pastroni veshkat tuaja me majdanoz dhe limon

A keni probleme me urinimin e keq? Inflamacion? Djegie gjatë urinimit? A urinoni shpesh gjatë pauzave? A keni gurë në…

8 hours ago

Xheneta nxjerr sekretin e romancës Jozi-Loredana

Para pak ditësh, modelja e njohur njëherazi ish-banorja e “BBVA4”, Loredana Brati organizoi një festë të madhe për ditëlindjen e…

9 hours ago