Categories: Uncategorized

Mësoni çfarë duhet të përdorni nëse jeni djegur nga dielli

Nëse fatkeqsisht në vend se të merrni ngjyrën e cokollatës që doni jeni djegur në diell duhet të bëni dicka për të ndaluar dhimbjet. Keto janë disa nga gjërat natyrale që mund të përdorni dhe që janë shumë efektive.

– Livanda: Që prej shumë kohësh, kimisti francez Ren Atilde filloi të bënte eksperimentet e para mbi esencën e livandës, duke marrë rezultate të mira edhe në rastet e djegies. Dihet se livanda kryen edhe një veprim antiseptik dhe ndihmon në shërimin e shpejtë të plagëve. Kundër djegieve nga dielli mund të përdorni një çaj të thjeshtë të përgatitur me të. Lyejeni krejt trupin, por përgatitja nuk duhet të jetë shumë e nxehtë për të evituar një tjetër djegie.

Të lidhura

None found

– Aloe vera: Është ndoshta një nga kurat natyrore më të njohura dhe më të përdorura kundër diellit. Arrin të reduktojë inflamacionin, skuqjen dhe dhimbjen. Studimet e bëra mbi këtë lloj bime janë të shumta, mes të cilave edhe ajo e vitit 1995 kur është përdorur për të kuruar viktimat e atentatit të qytetit të Oklahomës. Kurat u kryen nga mjeku T. Moore që kishte trajtuar rreth 4000 raste djegiesh në botë dhe rezultuan mjaft efikase. Grini një fletë aloe vera dhe xhelin që del prej saj vendoseni në vendet e djegura.

– Mjalti: Është një prej qetësuesve më “të bezdisshëm”, por që funksionon në mënyrë perfekte, nëse nuk keni në dispozicion asgjë tjetër më praktik. Sipas kërkimeve të kryera në “Clinical Trials Research Unit” të Universitetit të Auklandit në Zelandën e Re, mjalti të qetëson dhimbjet, kryen një veprim antibakterial dhe në rastet e djegieve të rënda arrin të heqë qelizat e vdekura nga indet për një rigjenerim më të shpejtë.

– Kamomili: Një tjetër qetësues natyror efikas është edhe kamomili, që jo më kot qëndron i pari në listën e bimëve medicinale, që përdoret për të gjitha sëmundjet. Mirë është të përdoren kremrat pas diellit me kamomil ose mund të përgatitet një çaj kamomili. Lihet të ftohet dhe vendoset direkt në pjesët që të dhembin, 2 ose 3 herë në ditë.

– Molla: Redukton të skuqurën dhe ndihmon në qetësimin e plagëve. Qëroni një mollë, priteni në copa dhe vendosini te pjesët me djegiet dhe dhimbjet më të mëdha.

– Kosi: Provoni të zëvendësoni kremin tuaj pas diellit me kos të ftohtë, kjo mënyrë shërben për të dezinfektuar lëkurën dhe për të hequr ndjesinë e djegies. Vendoseni kosin mbi trup për 15 minuta dhe më pas shpërlajeni.

– Uji: Mirë është të pini shumë ujë edhe kur jeni në det, por edhe kur jeni kthyer në shtëpi. Hidratimi i lëkurës e ndihmon trupin t’i administrojë më mirë djegiet. /albeu.com/

të fundit

Exchange rates / How much the dollar and euro are bought and sold for, what is happening with other currencies

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 82 lekë, në shitje me 83 lekë. Euro, do…

2 minutes ago

VIDEO/ Fire at the “Aura” complex in Lapraka, residents complain: The fire brigade arrived an hour late, we put out the flames ourselves

Banorët e Kompleksit “Aura” në Laprakë, kanë denoncuar se mbrëmjen e djeshme në pallatin e tyre ka rënë zjarr. Sipas…

2 minutes ago

Keiko Fujimori declared president of Peru, Fujimorism returns to government after more than 20 years

Tre javë pas zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Peru, kandidatja e djathtë Keiko Fujimori është konfirmuar…

2 minutes ago

Trump signals meeting in Doha on Iran nuclear issue, Tehran says no negotiations are on the agenda

Donald Trump ka shprehur një optimizëm të përmbajtur për kontaktet që pritet të mbahen në Doha të Katarit për programin…

2 minutes ago

Parliament meets today in plenary session, official controls bill and 8 draft resolutions on the agenda

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, më 30 qershor 2026, në orën 10:00, seancën plenare të radhës, në përputhje me kalendarin…

2 minutes ago

Trump announces talks in Doha, Tehran denies it: They may be important, maybe not

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli me kujdes, por me optimizëm në lidhje me kontaktet që priten të zhvillohen në…

2 minutes ago