Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbajti sot një fjalim të zjarrtë në Kongresin amerikan në Uashington, në të cilin bëri thirrje që SHBA-ja dhe Izraeli të qëndrojnë krah për krah për t’u përballur me Iranin.
Netanyahu mori duartrokitje të vazhdueshme kur doli në foltore për të folur në një seancë të përbashkët të Kongresit – dhe ligjvënësit vazhdimisht u ngritën në këmbë për ta duartrokitur gjatë fjalimit gati njëorësh.
None found
Ai i përshkroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin si në një “udhëkryq historie” dhe se gjatë kësaj kohe të “përmbysjes” globale ata kishin nevojë për njëri-tjetrin më shumë se kurrë.
“Që forcat e qytetërimit të triumfojnë, Amerika dhe Izraeli duhet të qëndrojnë së bashku”, tha ai. Më pas ai vlerësoi presidentin Joe Biden, me të cilin ka pasur një marrëdhënie të vështirë.
“Falënderoj presidentin Biden për mbështetjen e tij të përzemërt për Izraelin. Pas sulmit të egër më 7 tetor, ai me të drejtë e quajti Hamasin “të keqen e madhe”. Ai dërgoi dy aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme për të penguar përhapjen e luftës – dhe erdhi në Izrael për të qëndruar me ne gjatë momenteve tona më të errëta – një vizitë që nuk do të harrohet kurrë”, tha Netanyahu.
“Për Iranin, Izraeli është i pari, Amerika është e dyta. Pra, kur Izraeli lufton Hamasin, ne po luftojmë Iranin. Kur luftojmë Hezbollahun, ne po luftojmë Iranin. Kur luftojmë Houthis, ne po luftojmë Iranin. Dhe kur luftojmë Iranin, ne po luftojmë armikun më radikal dhe më vrasës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.
“Armiqtë tanë janë armiqtë tuaj. Lufta jonë është lufta juaj. Dhe fitorja jonë do të jetë fitorja juaj”, tha Netanyahu.
Jérémy Mathieu, ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Kombëtares së Francës, ka rrëfyer hapur për periudhën e vështirë që përjetoi pas…
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së…
Kryeministri Edi Rama ftoi studentët të ulen në dialog dhe prezantoi një sërë masash mbështetëse. Ndër to janë rritja në…
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadriu Kryeziu, ishte i ftuar në DPT te Fidani foli lidhur me zhvillimet e fundit rreth vrasjes…
Këshilli Gjyqësor i Kosovës thotë se Arlinda Zekaj-Sylaj kishte urdhër mbrojtjeje gjatë gjithë kohës. Sipas KGJK-së, inspektimi në Gjykatën Themelore…
Dolores Huerta, aktivistja e njohur për të drejtat civile dhe organizatore e lëvizjes për të drejtat e punëtorëve të bujqësisë…