Uncategorized

Nëpër shtylla për të mbledhur informacion për qëllime kriminale, policia në Shkodër çmonton 38 kamera të tjera

Policia e Shkodrës ka finalizuar fazën e dytë të operacionit “Fijet” dhe ka çmontuar 38 kamera të tjera që i shërbenin informimit të kontigjentit kriminal.

Kamerat ishin instaluar në 3 lagje shumë të frekuentuara të qytetit.

Të lidhura

None found

Kështu brenda pak ditësh, plani operacional “Fijet” çmontoi 59 kamera. Skuadra të posaçme hetimore vijojnë punën, me qëllim identifikimin e pronarëve të tyre dhe dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

Kamerat u sekuestruan në lagjet  “Guerrile”, “Salo Halili” dhe “Kongresi i Përmetit”.

Ato ishin vendosur me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë.

Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me ligjin 9887, të datës 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe përbën veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna intensive për identifikimin e shtetasve që kanë instaluar këto kamera, si dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së tyre.

Më herët, gjatë fazës së parë të planit operacional policor të koduar “Fijet”, u çmontuan 21 kamera të instaluara nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës dhe nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri te rrethrrotullimi i Dobraçit./Albeu.com/.

 

të fundit

Zjarret në vendin tonë, Ministria e Mbrojtjes bën publik bilancin ditor: 5 vatra vijojnë të jenë aktiv

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje në lidhje me situatën e zjarreve në vend, e cila shfaqet si tepër problematika…

7 minutes ago

Manchester City nxjerr në treg Mateo Kovacic, mesfushori nuk hyn më në planet e Marescas

Mateo Kovacic pritet të largohet nga Manchester City gjatë kësaj vere, pasi klubi i ka bërë të qartë se është…

9 minutes ago

“Shqipëria kërkon ndryshim”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë, protestuesit: Ju erdhi fundi!

Ka nisur marshimi masiv i qytetarëve, të cilët po lëvizin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u vendosur në protestë…

20 minutes ago

“Rama is destroying everything in his path,” activist says: Our gatherings have been peaceful; in 35 days, fewer windows have been broken than at the prime minister’s office

Aktivisti Arben Kola gjatë fjalës së tij për News24 para nisjes së protestës deklaroi se tubimet e organizuara kanë qenë…

29 minutes ago

Mexico intercepts 3 tons of cocaine worth $37 million, 4 people arrested

Gjatë një operacioni në Oqeanin Paqësor, pranë shtetit Oaxaca, autoritetet meksikane sekuestruan afro 3 ton kokainë dhe vunë në pranga…

30 minutes ago

Day 36 of the protest in Tirana, citizens gather in Skanderbeg Square and demand Rama’s non-negotiable departure

Qytetarët kanë nisur të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në kuadër të protestës që po vijon prej 36-të…

30 minutes ago