Categories: Uncategorized

NEGOCIATAT/ “Thonë që jemi studentë të mirë, por në fund na ngelin!” Begaj i pakënaqur me BE pas hezitimit për Shqipërinë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj zgjodhi një kryeqytet të BE-së si Sofja për të shprehur pakënaqësitë e tij në lidhje me zvarritjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe europiane.

Begaj theksoi në krah të homologut bullgar Rumen Radev, se Shqipëria ka përmbushur kriteret e kërkuara nga Komisioni Europian duke marrë shumë seriozisht domosdoshmërinë e kryerjes më së miri të “detyrave të shtëpisë” para integrimit.

Për të mbështetur argumentin e tij, Presidenti Begaj e krahasoi raportin e Shqipërisë me BE-në me atë të një studenti që gjatë gjithë semestrit i thuhet se është shumë mirë në mësime, por që kur vjen fundi zbulon se profesori e ka vlerësuar me notë ngelëse.

“Gjatë këtij viti është punuar shumë fort për të përfunduar klauzolat e para dhe për të qenë gati për të hapur kapitujt e parë të negociatave.

Në çdo takim ndërkombëtar që kam pasur, është vlerësuar jashtëzakonisht shumë Shqipëria me punën që ka bërë, me rezultatet e arritura, dhe është folur jashtëzakonisht shumë për profesionalizmin e treguar nga ekipi shqiptar.

Çuditërisht, ndodh si puna e studentit, që pedagogu i thotë gjatë gjithë vitit: je i shkëlqyer, ke punuar shumë mirë, por te nota e fundit, e ngel në klasë.

Procesi i zgjerimit është një investim gjeostrategjik i Bashkimit Evropian, ndërsa për ne shqiptarët, procesi i integrimit është jetik dhe strategjik, është një ëndërr për t’u përmbushur.

Natyrisht, lidhet dhe me procesin e paqes, të sigurisë, zhvillimit të qëndrueshëm dhe prosperitetit”, tha Begaj duke vlerësuar punën e bërë nga administrata e shtetit shqiptar, përgjegjëse për integrimin.

Ky argument u mbështet edhe nga Presidenti i Bullgarisë, Radev i cili pranoi avancimin e Shqipërisë në drejtim të kryerjes së reformave duke shprehur gatishmërinë për t’i qendruar pranë vendin tonë gjatë këtij procesi.

Duke vijuar me shembullin e tij, Presidenti Begaj rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar reformat, ndërsa vlerësoi mbështetjen e madhe nga Bullgaria.

“Unë ju siguroj se do të vazhdojmë të jemi studentë të dalluar, studentë të shkëlqyer, do të trokasim në dyert e Bashkimit Evropian dhe, kur të hapet dera, besoj se do të jemi të lutur të futemi.

Bullgaria, më së miri, e ka bërë këtë, e ka hapur derën, na ka pranuar, na ka mbështetur në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Nuk kam çfarë të pres më shumë se kaq. E ka realizuar misionin e vet dhe ne duhet t’i jemi mirënjohës”, përmbylli Presidenti Begaj.

Kreu i shtetit shqiptar gjendet në Sofje për një vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev.

të fundit

“L*fta” në derë të berbehanes/ Gjykata lë në burg policin Kovaçi, shpallen në kërkim 4 të rinjtë e fisit Ndoka

Punonjësi i policisë Besard Kovaçi, i cili u përfshi në përplasjen me armë zjarri pak ditë më parë në Lezhë,…

8 minutes ago

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 4 makina, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë–Elbasan. Mësohet se katër automjete janë përfshirë në aksident. Sipas informacioneve…

26 minutes ago

VIDEO/ Pamje dramatike nga Durrësi, qyteti bregdetar sërish nën ujë, lagjja e “Currilave” mbulohet nga balta

Me nisjen e reshjeve të shiut në vend u rikthyen edhe përmbytjet, ku uji ka vërshuar në rrugët e Durrësit.…

47 minutes ago

GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliajt për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda. Relatori i çështjes, Bib Ndreca ka…

55 minutes ago

Forumi i Sigurisë në SHBA, Mediu: Qendrimi i DASH për korrupsionin dhe krimin e organizuar, i pandryshuar! Çfarë u fol në takimin me kongresmenët

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka organizuar në Uashington Forumin e Sigurisë në bashkëpunim me kongresmenë amerikanë. Në një…

1 hour ago

Presidenti, gjyqtarët, Garda dhe…/ Qeveria miraton indeksimin e pagave, ja kategoritë që përfitojnë

Këshilli i Ministrave ka miratuar një paketë vendimesh për indeksimin me 2.5% të pagave dhe elementeve përbërëse të tyre në…

1 hour ago