Policia e Tiranës ka arrestuar një 55-vjeçar, i cili akuzohet për zjarrvënie.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi O. M., 55 vjeç, banues në Kashar, ditën e sotme ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat në tokën e tij, dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit e si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me ullinj dhe bimë të ndryshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.
Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërive, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë e të paanshëm./Albeu.com
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, dita e sotme sjell një atmosferë të ngrohtë dhe…
Gjatë ‘Prime’ të sotëm Selin ka debatuar me malin, sepse sipas saj banori nuk ka respektuar hapësirën e saj gjatë…
Kejsi dhe Ina këto ditë duket se kanë qenë më të afërt se asnjëherë në shtëpi. Në pamjet e transmetuara…
Presidenti francez Emmanuel Macron tha të martën se Evropa nuk do t'u dorëzohet ngacmuesve dhe as nuk do të frikësohet,…
Presidenti amerikan Donald Trump e hapi konferencën për shtyp duke shfletuar një pirg dokumentesh, një dosje voluminoze që e mbante…
Pasi Prokuroria e Përgjithshme, verifikoi se Irena Gjoka, ka fshehur dënimin në Greqi, gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se gjyqtarja…