Categories: Uncategorized

ZYRTARE/ Shtyhet starti i Moto GP, shkak koronavirusi

Koronavirusi bëhet një faktor përcaktues edhe në Moto Grand Prix.

Pas shtyrjes së Formula 1, edhe starti i sezonit në klasin mbretëror të garave me motorë është shtyrë.

Sezoni i ri nuk do të fillojë në datën 8 mars siç ishte në program me Çmimin e Madh të Katarit.

Situata e krijuar së fundmi dhe masat që ka marrë shteti i Katarit duke bllokuar fluturimet nga shumë vende, përfshirë edhe Italinë nga e cila vijnë një pjesë e madhe e skuadrave, ka sjellë këtë vendim të Organizatës Botërore të Automobilizmit.

Të vetmet gara që do të zhvillohen janë ato të Moto2 dhe Moto3, pasi skuadrat gjendeshin prej disa ditësh në Katar për shkak të pjesëmarrjes në testet dimërore në këtë pistë.

Udhëtimi i shumë italianëve drejt Katarit kishte shtyrë qeverinë në këtë vend që të kërkonte anulimin e garës në një moment kur Italia është një nga vatrat e këtij infeksioni.

Ajo nuk ka pranuar as kur i është propozuar që udhëtimet të organizoheshin me udhëtime çarter, duke sjellë anulimin e plotë të garës.

Në një situatë të ngjashme është edhe zhvillimi i garës së dytë, Çmimit të Madh të Tajlandës që është planifikuar më 22 mars, pasi shteti atje ka vendosur shumë masa të rrepta për udhëtimet nga vendet e prekura nga koronavirus, kështu që sezoni i ri i Moto GP pritet të nisë me disa javë vonese ndoshta gara e parë mund të zhvillohet edhe në muajin prill.

të fundit

Studenti që foli i fundit me Charlie Kirk thyen heshtjen pas vrasjes së tij në Utah

Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…

6 minutes ago

Domatet me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg eksportuesin e perimeve, ja masa për dy inspektorët e AKU-së

Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…

10 minutes ago

SHBA e vendosur kundër emigrantëve të paligjshëm, ja çfarë propozon administrata e Trump në OKB në lidhje me azilkërkuesit

Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…

26 minutes ago

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…

46 minutes ago

Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…

59 minutes ago

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…

1 hour ago