Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, i ka siguruar tifozët e bardhezinjve se sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo është shëruar plotësisht nga lëndimi i tij i gjurit dhe se tani është i lumtur sërish.
Cristiano Ronaldo e nisi vitin 2020 në mënyrën më të mirë të mundshme të hënën, kur arriti të shënojë het-trik në fitoren me rezultat 4:0 në ndeshjen kundër Cagliarit, duke arritur statistikë prej tetë golash në pesë ndeshjet e fundit të Serisë A.
Kjo statistikë lë të kuptohet se Ronaldo është shëruar plotësisht nga lëndimi i gjurit dhe është kthyer në formën e tij të mirë, pasi s’kishte arritur të shënojë në tri ndeshje radhazi në fillim të nëntorit, ndërsa dy herë u zëvendësua herën gjatë ndeshjeve shkaku i gjurit.
Ky problem i gjurit nuk e ka ndikuar Ronaldon së fundi dhe Sarri është shprehur i kënaqur që pesë-herë fituesi i Topit të Artë i është kthyer formës së tij të mirë.
“Ronaldo nuk ka më probleme me gjurin e tij dhe tani është duke e shijuar formën e tij të shkëlqyeshme fizike dhe mendore”, ka thënë trajneri i Juventusit në një konferencë për shtyp.
“Më në fund unë po e shoh atë të lumtur sepse tani gjuri i tij është mirë. Ai mund të luajë sërish ashtu siç di ai”, shtoi Sarri. /
Trajneri i Çelsit, Enco Mareska, ka folur për spekulimet që lidhin atë për një kalim të mundshëm në Mançester Siti.…
Mbremjen e djeshme, nisi edicioni i pestë i “Big Brother Albania VIP”, ku banorët e parë iu bashkuan shtëpisë së…
Prokuroria e Tiranës, ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i cili është djali i xhaxhait të Ergys Agasit. Raaportohet se…
Mbrëmja e djeshme nuk ishte thjesht nata hapëse e spektaklit "Big Brother VIP Albania", por u shndërrua në një kujtesë…
Belinda Balluku, numri dy i qeverisë shqiptare, e akuzuar për vjedhjen e 50 milionë eurove, aferën e Tunelit të Llogarasë…
Policia e Shkodrës, ka zbardhur vrasjen e Pavlin Prekës, e ndodhur më 27 shkurt 2025 në fshatin Guci e Re,…