Mexhit Picari rrëfen sesi e vrau dhëndrin: Mora armën, mbusha karikatorin se me shau

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tiranë dy ditë më parë ku shtetasi Mexhit Picari qëlloi për vdekje ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj dhe plagosi avokatin Adriatik Cama.

Burimet për albeu.com bëjnë me dije se Picari dhe vajza e tij, në process divorci me viktimën, do të dalin para gjykatës ditën e hënë për t’u njohur me masën e sigurisë.

Të lidhura

None found

Në dëshminë e tij në polici, siç raportohet nga burimet, Picari ka thënë se ka patur frikë nga Kudret Saliaj, pasi sipas tij, ishte i dhunshëm.

“Isha ulur vetëm në tavolinë. Kudreti erdhi dhe shau. E dija sesa i dhunshëm ishte. Mora armën, e kisha pa karikator. E kam mbushur, kam vendosur karikatorin dhe më pas kam qëlluar në drejtim të dhëndrit”, ka thënë ai.

Ndërkohë që në momentin që ka qëlluar, Saliaj ishte me avokatin Adriatik Cama dhe një psikologe e cila pësoi tronditje nga ngjarja.

Autori dhe e bija, janë të dy pas hekurave, pasi akuzohen për vrasjen e Saliajt. Prokuroria pritet të kërkojë të hënën në gjykatën Penale të Tiranës masën e sigurimit “arrest me burg”.

Dhurata Saliaj, vajza e Mexhit Picarit u arrestua disa orë pas vrasjes, me akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e bashkëshortit të saj, me të cilin ishte në proces divorci.

 

 

 

të fundit

Legjenda gjermane kritikon ashpër Argjentinën: Nuk duam ta imitojmë, Spanja është modeli i vërtetë

Më shumë se një javë pas përfundimit të Kupës së Botës, në të cilën Spanja fitoi titullin e saj të…

2 minutes ago

Aksident i rëndë në Elbasan/ Katër automjete përplasen me njëra-tjetrën, dy persona dërgohen me urgjencë në spital

Paraditen e kësaj të marte, një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 09:40, në aksin e rrugës kombëtare pranë rrethrrotullimit…

4 minutes ago

Policia apel qytetarëve: Kujdes nga mashtrimet në WhatsApp, mos ndani kodin 6-shifror

Policia e Shtetit, u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj tentativave për marrjen e aksesit në llogaritë WhatsApp,…

11 minutes ago

Prototipi i Ferrarit F80 Aperta del për herë të parë në rrugë, i kamufluar rëndë

Ferrari nxori në treg Amalfi Spider në fillim të këtij viti dhe aktualisht po i jep prekjet e fundit një…

18 minutes ago

Range Rover-i i parë në botë që thyen rekordin e 1 milion funteve është pikërisht ky model i veçantë Holland & Holland

Makinat e reja janë vërtet të shtrenjta këto ditë, apo jo? Modeli fillestar i Ford është një Puma prej 25…

18 minutes ago

Britania e Madhe prezanton taksimin e ri për makinat elektrike, pagesa do të bëhet sipas kilometrave të përshkruar

Britania e Madhe ka vendosur të ndryshojë mënyrën e taksimit të automjeteve elektrike, duke futur një tarifë të bazuar në…

18 minutes ago