Uncategorized

Mbi 20% shqiptarë në Gazi Babë në Maqedoninë e Veriut, por dygjuhësia nuk zbatohet

Komuna e Gazi Babës në Maqedoninë e Veriut ende nuk zbaton dygjuhësinë edhe pse që pas regjistrimit të fundit të popullsisë të realizuar në shtator të vitit 2021 përqindja e shqiptarëve në territorin e të njëjtës tejkalon 20, përkatësish 20,32%.

Kryetari i kësaj komune, Boban Stevkovski konsideron se dygjuhësia zbatohet, megjithatë se sa zbatohet e tregon vet fakti që tabela me emrin e komunës edhe pas një viti nuk është ndryshuar dhe faqja e internetit e kësaj komune vazhdon të jetë vetëm në gjuhën maqedonase.

Të lidhura

None found

“Qasja ime periudhën e kaluar mendoj se ka treguar që konsideroj se nuk duhet të bëhen dallime mes qytetarëve  në asnjë lloj baze. Sepse siç e keni parë ne investojmë në të gjitha vendbanimet.”, tha Boban Stevkosvski- kryetar i Komunë së Gazi Babës

I pyetur për ndryshimin e tabelës, duke qenë se deri tani nuk kishim arritur t’i merrnim një përgjigje para kamerës ai tha se ka procedura që duhen zbatuar. Në atë moment përmes një batute ndërhyri ministri i Ekologjisë i cili ishte së bashkë me të në përurimin e fillimit të punimeve për kanalizim ka fshatin Straçincë.

Nuredini tha  se nëse realizuesi i projektit pretendon se kanalizimi mund të përfundojë për tre muaj, atëherë mund të ndryshojnë shumë më shpejt tabelën.

Boban Stevkosvski: Kemi formuar grup pune me Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve të cilët janë në komunikim të vazhdueshëm dhe caktojnë prioritete të caktuara në lidhje me procedurat që duhet të zbatojnë në vetëqeverisjen lokale.

Naser Nuredini: Me siguri kryetari i komunës do të premtojë se nëse ai (realizuesi i projektit) mund të ndërtojë kanalizim për tre muaj, atëherë tabelat mund t’i ndryshojë shumë më shpejt.

Nga Inspektorati Shtetëror për zbatimin e gjuhëve thonë se deri tani në këtë komunë nuk është realizuar asnjë mbikëqyrje inspektuese, megjithatë në planin vjetor për 2023 planifikohet një gjë e tillë. /Alsat.mk

të fundit

Ivan Zamorano kërkon Olisen te Real Madridi: Do ta afroja menjëherë

Edhe pse Real Madrid ka mohuar zyrtarisht interesimin për Michael Olise, emri i sulmuesit të Bayern Munich vazhdon të lidhet…

16 minutes ago

Fanellat e zeza, nga përjashtim i rrallë në simbol mode i Kupës së Botës 2026

Një nga detajet e modës për të cilat do të mbahet mend Kupa e Botës 2026 është padyshim pushtimi i…

53 minutes ago

Hailey Bieber Becomes a Sensation With SKIMS as Fans Clear Out Stock of the New Collection

Hailey Bieber ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale pas bashkëpunimit të saj të fundit me markën SKIMS të…

58 minutes ago

Italian Princess at the Center of French Debate, Jordan Bardella’s Relationship Sparks Controversy Over His Political Image

Lidhja sentimentale e Jordan Bardellës, kreut të ekstremit të djathtë në Francë, me princeshën italiane Maria Carolina de Bourbon des…

59 minutes ago

Two Kosovar citizens extradited from Germany to Kosovo after an international manhunt

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së…

60 minutes ago

One month of detention for nine suspects in the oil derivatives fraud case

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj F.M., F.M., S.K., N.B., D.M., A.M., M.M.,…

1 hour ago