Categories: Uncategorized

Zgjedhjet parlamentare në qershor?

Së fundmi janë përfolur dy data të mundshme për zgjedhjet parlamentare, procesi për të cilat u ndërpre pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Edhe pse zyrtarisht nuk përmenden nga asnjëra parti, 21 dhe 28 qershori janë dy data që përfliten.

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se është e turpshme të flitet për zgjedhje në këtë kohë pandemie, ku gati çdo ditë në vendin tonë shënohen viktima.

“Mendoj se është e vështirë, jonjerëzore, në kushte kur çdo ditë ka të sëmurë nga virusi korona, në kushte kur çdo ditë, mijëra persona humbin vendin e punës, në kushte kur për fat të keq, fëmijët humbin më të afërmit e tyre si pasojë e virusit korona, cilido, të flasë për datë zgjedhjesh. Është e turpshme dhe na ka ardhur te hunda me këtë sjellje të LSDM-së. Është sjellje jonjerëzore e LSDM-së”, tha Aleksandër Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Edhe nga LSDM nuk komentuan datën eventuale të zgjedhjeve duke theksuar se për momentin prioritet për ta është lufta kundër virusit korona.
“Vlerësojmë se është herët të flitet për datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare sepse në këtë moment, më e rëndësishme është që përqendrimi të jetë te lufta me virusin korona dhe te menaxhimi me pasojat që sjell kjo krizë ekonomike dhe shëndetësore”, thonë nga LSDM.

Sipas BDI-së fati i zgjedhjeve është në duart e Presidentit, respektivisht në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë Covid-19.

“Sipas dekretit ligjor me të cilin ndërpremë procesin zgjedhor parashihet që dita e zgjedhjeve të jetë rreth 20 ditë pas ditës së fundit të gjendjes së jashtëzakonshme. Ashtu që fati i zgjedhjeve është në duart e Presidentit. Kur do që ai të ndërpresë gjendjen e jashtëzakonshme, atëherë rinisin afatet zgjedhore aty ku u ndërprenë ditën qe u vendos gjendja e jashtëzakonshme. Ne mendojmë që dy faktorë do e përcaktojnë vendimin e Presidentit; situata me pandeminë e me pas konsensusi i liderëve partiak”, theksojnë nga BDI.

Ndryshe, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të Veriut u shpërnda më 16 shkurt për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill, por ato u anuluan për shkak të përhapjes së koronavirusit.

/ALSAT/

të fundit

Horoskopi 9 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot, marrëdhëniet tuaja mund të jenë të ngrohta, por kërkojnë durim…

3 hours ago

A duhet të bëhet propozimi për martesë në një dasmë?

Një nga debatet më të zakonshme në botën e dashurisë dhe festave është pyetja: A është e përshtatshme të bësh…

4 hours ago

E quajti hije të opozitës/ Kushtetuesja i përgjigjet Kurtit: Deklaratë e pamatur e zyrtarëve shtetërorë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shprehur shqetësim për, siç tha, “deklarimet e pamatura” të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të…

4 hours ago

Mori katër plagë në trup nga një armë që lëshon 900 plumba në minutë! Burime tek Trauma: Erogen Brajoviç jashtë rrezikut për jetën

Erogen Brajoviç i cili ishte shënjestër e atentatit të mëngjesit të sotëm në Shkodër mësohet se ndodhet në gjendje jashtë…

4 hours ago

“Më habit heshtja e SPAK”/ Murrizi: Politikanë e biznesmenë nuk kishin brekë në by*** dhe tani jetojnë në luks prej Bankers!

Ish-deputeti Myslim Murrizi deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ishte i habitur me heshtjen e SPAK-ut për…

4 hours ago

“Dardanët” marrin fitoren historike përballë Suedisë dhe ngjiten në vendin e dytë të Grupit B

Kosova ka arritur një fitore historike, duke mundur 2-0 në Prishtinë skuadrën e Suedisë, e vlefshme për Grupin B të…

4 hours ago