Categories: Uncategorized

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, cila kategori voton sot

Dita e dytë e votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sot votojnë të sëmurit, të pafuqishmit, të sëmurët kronikë, të burgosurit, personat në arrest shtëpiak, në shtëpitë e pleqve dhe gjashtë persona të shpërngulur brenda vendit.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) të publikuara në ueb-faqen e tyre, sot votojnë 8.855 të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe të sëmurë kronikë kërkesat e të cilëve janë pranuar nga KKZ. Më së shumti të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim janë regjistruar në Prilep dhe në Kërçovë nga 486 qytetarë, pastaj në Strumicë – 465, në Novo Sellë 375, në Kriva Pallankë 361, në Dellçevë 335 dhe në Likovë 331. Votim për të sëmurë dhe të pafuqishëm nuk do të ketë në Vevçan, ndërsa në Zhelinë është pranuar kërkesa e vetëm një personi, përderisa në Shuto Orizarë dhe në Qendra Zhupë do të votojnë nga katër të sëmurë dhe të pafuqishëm. Në Haraçinë janë regjistruar pesë persona për të votuar sot shkruan alsat-m.

Nga komunat e Shkupit në Gazi Babë janë pranuar kërkesat e 168 të sëmurëve dhe të pafuqishmëve për votim, ndërsa në Butel -82, në Karposh do të votojnë 80, në Kisella Vodë – 57, në Gjorçe Petrov 48, ndërsa në Aerodrom 47.

Votim do të realizohet edhe në 13 institucione ndëshkuese-korrigjuese, ndërsa në certifikatat e posaçme të Listës Zgjedhore janë regjistruar 1.657 votues, si dhe persona të regjistruar në arrest shtëpiak. Votim do të ketë edhe në 17 shtëpi të pleqve ku të drejtën e votës do të mund ta realizojnë 357 votues.

Votimi i këtyre personave realizohet nga ana e bordeve zgjedhore, si zakonisht deri më tani, me atë që anëtarët e bordeve, por edhe personat të cilët janë regjistruar që të votojnë duhet t’i respektojnë masat e përgjithshme parandaluese për mbrojtje nga KOVID-19.

Në bazë të Udhëzimit të KSHZ-së anëtarët e Bordit Zgjedhor dhe përfaqësuesit e partive politike të cilët e zbatojnë votimin në shtëpitë e të sëmurëve, të pafuqishmëve ose të sëmurëve duhet të bartin maskë mbrojtëse përmes hundës dhe gojës dhe doreza që përdoren një herë, mbajtja e obligueshme e distancës fizike gjatë gjithë procesit, si dhe pastrim i duarve dhe dezinfektim pas përfundimit të procesit.

Personi që voton është i obligueshëm që të mbajë maskë mbrojtëse, shall ose ndonjë mbulesë në hundë dhe gojë. Gjatë vetë hyrjes në hapësirën e brendshme, së pari personi i cili voton duhet t’i dezinfektojë duart, gjatë dhënies së letërnjoftimit së pari e heq për një kohë të shkurtë maskën për identifikim, por duhet ta ruajë distancën e nevojshme prej një deri një metër e gjysmë. Pasi të votojë personi përsëri i dezinfekton duart.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

4 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

4 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

4 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago