Posti i Zëvendës Kryeministrit të parë do të jetë shumë shpejt zyrtar.
Kjo pasi gjatë Seancës së sotme të mbajtur në Shkup, anëtarët e Kabinetit qeveritar miratuan ndryshimet dhe plotësimet e rregullores së punës së Qeverisë për ta formalizuar postin në fjalë.
Artan Grubi që në ditën e parë të punës paralajmeroi ndryshimet në rregulloren dhe ato u realizuan pas dy ditëve me propozim të tij dhe me miratim nga i gjithë kabineti qeveritar.
Neni 1
Neni 5 ndryshohet dhe lexohet si më poshtë:
“Kryeministri zëvendëson Zëvendës Kryeministrin e Parë, dhe në rast të mungesës ose paaftësisë së tij, atëherë Kryeministri zëvendëson një nga zëvendësit e tij i cili do të emërohet nga ai.”
Neni 2
Neni 6 paragrafi (1) ndryshohet dhe lexohet:
“(1) Kryeministri ndihmohet në ushtrimin e të drejtave dhe detyrave të tij nga Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Zëvendës Kryeministrat e tjerë.”
Paragrafi (2) ndryshohet dhe lexohet:
“Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Zëvendës Kryeministrat e tjerë kujdesen për kryerjen e detyrave brenda kompetencës së Qeverisë për çështje të caktuara që do të autorizohen nga Kryeministri. „
Paragrafi (3) ndryshohet dhe lexohet:
“Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Zëvendës Kryeministrat e tjerë do të informojnë Kryeministrin për ekzekutimin (zbatimin) e aktiviteteve në përputhje me paragrafin (2) të këtij neni.”
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…