Categories: Uncategorized

Zaev: Tabela në dy gjuhë vetëm aty ku ka 20 përqind shqiptarë (VIDEO)

Ish kryeministri Zoran Zaev ka bërë të ditur se tabelat në dy gjuhë do të lejohen vetëm në mjediset ku shqiptarët janë më shumë se 20 për qind, ndërsa shtoi se beson që tabelat në gjuhën turke mund të instalohen edhe në Gostivar ashtu si edhe ato në gjuhën serbe në Kumanovë.

Në të gjitha komunat e tjera dhe institucionet që gravitojnë në komunat ku shqiptarët janë nën 20 për qind, Zaev tha se do të hiqen. Si shembull ai përmendi Strumicën ku në Prokurorinë Themelore, siç u shpreh ai gabimisht është vendosur tabela në dy gjuhë dhe për të njëjtën premtoi se do të hiqet pasi atje ka vetëm një familje shqiptare dhe jo 20% e popullsisë.
Zoran Zaev

“Kam informacione se edhe Prokuroria Themelore e Strumicës ka tabelë dygjuhëshe, e cila besoj se edhe shpejtë do të hiqet sepse aty nuk janë 20 për qind dhe nuk ka kush ta shfrytëzojë. Kemi një familje të nderuar të cilët e prodhojnë byrekun e bukur të Strumicës por ata flasin rrjedhshëm edhe maqedonishten dhe për atë arsye, një familje nuk janë 20 për qind”

Pikërisht për shkak të nevojës për institucionalizim të zbatimit të ligjit u themeluan dy institucione, një është Agjencioni për zbatimin e gjuhëve dhe inspektoriati për gjuhë dhe këto janë institucionet e vetme që mund të japin interpretime për zbatimin e ligjit të gjuhëve, është kundërpërgjigjur zëvendës kryeministri Bujar Osmani. Ai i ka sugjeruar ish kryeministrit Zoran Zaev dhe të gjithë politikanëve që për çdo dilemë t’u drejtohen ninstitucioneve në fjalë dhe jo të bëjnë interpretime të tyre.

Bujar Osmani

“Për këtë ka institucione adekuate që i paguan shteti, që janë kompetente të interpretojnë ligjin dhe sjellin vendime nëse nuk respektohet ligji. Por meqë hapet kjo temë edhe një herë do të sqaroj. Ligji qartë e definon se në njësitë rajonale të institucioneve qëndrore që mbulojnë të paktën një komunë ku shqiptarët janë mbi 20 përqind edhe në atë institucion gjuha shqipe është zyrtare. Kjo nënkupton se institucionet qëndrore në Prilep që mbulojnë Komunën e Dollnetit, institucionet në Velez që mbulojnë Komunën Çashkë, ose Fondi shëndetësor në Velz që e mbulon Likovën janë gjithashtu dygjuhëshe. Megjithatë vlerësoj se këtë debat duhet ta ndërmarin institucionet, kush ka dilema edhe zotëri Zaev ose kushdoqoftë tjetër, duhet ti drejtohen Agjencionit për gjuhë dhe Inspektoratit për gjuhë dhe ata më së miri e interpretojnë ligjin”
Deklaratat e këtilla vijnë pas vendosjes së tabelave në dy gjuhë në qytete të dominuara me shumicë, një pjesë e të cilave ditëve të fundit edhe u thyen në shenjë revolte nga banorë lokal. Debati rreth ligjit për përdorimin e gjuhëve u rihap pas rekomandimeve të Komisionit të Venedikut ku poashtu politikanët u kundërshtuan gjatë interpretimit të rekomandimeve.

të fundit

Studenti që foli i fundit me Charlie Kirk thyen heshtjen pas vrasjes së tij në Utah

Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…

26 minutes ago

Domatet me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg eksportuesin e perimeve, ja masa për dy inspektorët e AKU-së

Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…

30 minutes ago

SHBA e vendosur kundër emigrantëve të paligjshëm, ja çfarë propozon administrata e Trump në OKB në lidhje me azilkërkuesit

Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…

46 minutes ago

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…

1 hour ago

Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…

1 hour ago

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…

2 hours ago