Categories: Uncategorized

Gjendja e jashtëzakonshme, Gjykata Kushtetuese diskuton për vendimet e qeverisë

Gjykata Kushtetuese gjatë javës së ardhshme pritet të diskutojë për kushtetutshmërinë e dy vendimeve të Presidentit Stevo Pendarovski për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Nismat janë të partisë “E majta” dhe kanë të bëjnë me kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme prej 30 ditësh. Nga ana tjetër, Alsat jozyrtarisht mëson se Kushtetuesja së shpejti mund të kthejë në rivlerësim arsyeshmërinë juridike të vendimit për shpërndarjen e Kuvendit shkruan alsat.

Tashmë qëllimi për të cilin Kuvendi është shpërndarë nuk është realizuar dhe të gjitha afatet e zgjedhjeve janë shkelur, duke përfshirë edhe vetë ditën e zgjedhjeve që duhet të ishte 12 prilli. Kjo nënkupton se arsyet për të cilat Kuvendi ishte shpërndarë nuk vlejnë më.

Javë më parë, Kushtetuesja vlerësoi se nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për shpërndarjen e Kuvendit më 16 shkurt, nuk kishte bazë për vlerësim sepse ishte e drejtë. Megjithatë, tashmë situata ka ndryshuar, dhe në bazë të kësaj, Gjykata Kushtetuese pritet t’i rikthehet kësaj çështje. Kjo do t’i hapte rrugë Kuvendit që të rikthehet në punë vetëm për dy qëllime; të konfirmojë dy vendimet për gjendjen e jashtëzakonshme dhe të japë vlerësim për krijimin e kushteve për zgjedhje të reja.

të fundit

FOTO/ Arbana Osmani kthehet tek e shkuara, takohet me ish banoret e ‘BBVA’

Moderatoja e njohur, Arbana Osmani është bërë bashkë me dy ish-banoret e Big Brother VIP Albania. Përmes një foto të…

2 minutes ago

Tubime masive në Londër pas vrasjes së Charlie Kirk, mbi 1,600 oficerë policie në gatishmëri

Atmosfera në Londër është tejet e tensionuar, ndërsa turma të mëdha njerëzish kanë dalë në rrugë për të marrë pjesë…

15 minutes ago

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, ja çfarë do të ndodhë me temperaurat

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime…

35 minutes ago

FOTO/ Vesa Luma dhe Big Basta festojnë 10-vjetorin e martesës, surpriza dhe dedikimi romantik i reperit për bashkëshorten e tij

Një nga çiftet më të dashura të showbizz-it shqiptar, këngëtarja Vesa Luma dhe reperi Big Basta, kanë festuar 10-vjetorin e…

44 minutes ago

Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

Gati tri dekada pas luftës në Kosovë, James Rubin do të rikthehet për të dëshmuar mbi ngjarjet e asaj kohe,…

1 hour ago

“PD rrezikon të zhduket”, ish-kandidati demokrat kërkesë Berishës: Mblidh me urgjencë Këshillin Kombëtar

Ish-kandidati për deputet i PD, Lisandër Hoxha i ka kërkuar Sali Berishës që të thërrasë me urgjencë Këshillin Kombëtar për…

1 hour ago