Lideri i LSDM-së Zoran Zaev është i bindur se do të arrijë të formojë qeveri stabile dhe të suksesshme me mandat katërvjeçar.
“Këtë e themelojmë në bazë të shifrave. Shifrat janë mjaft të mëdha që të jenë garancion për qeveri stabile. Argumenti i dytë është besimi im personal në suksesin e punës së kësaj qeverie në kushte kur nuk keni problem me Greqinë, nuk keni problem me Bullgarinë, ndërsa në brendësi maqedonasit, shqiptarët dhe të gjitha bashkësitë tjera i kemi tejkaluar problemet më të mëdha të cilat na kanë tërhequr zvarrë në të kaluarën. Tani mbetet mejdani të punojmë në vend. Ai është terreni im. Ministër i punëve të jashtme më nuk do të jetë Zoran Zaev, do të ketë ministër për punë të jashtme. Pres të punojmë në vend”, theksoi Zaev pas përfundimit të seancës konstituive në Kuvend.
None found
“Besoj se do të rritemi në cilësinë për jetë të qytetarëve tanë dhe ky është garancion serioz përveç shifrave serioze të cilat duhet të jenë gjithsesi stabile për mandatin katër vjeçar”, theksoi lideri i LSDM-së duke shtuar se shifra e madhe mund të arrihet edhe me BDI-në, Aleancën dhe Alternativën.
Ai paralajmëroi se në qeverinë e re do të hiqen ministrat pa resor, premtim nga fushata parazgjedhore.
“Premtuam në vetë fushatën se ministrat pa resor të cilët janë deri në fund ministra pa resor do t’i shkurtojmë. Kjo do të thotë se ministrat të cilët zgjidhen pa resor, ndërsa janë sektor për çështje evropiane dhe nënkryetar i Qeverisë për çështje ekonomike janë në shqyrtim, por të gjitha të tjerat do të zvogëlohen. Shteti sipas Ligjit për Qeveri ka 16 ministri, plotësisht ata që ishin 26 do të zvogëlohen si ministri në qeveri”, theksoi Zaev.
“Unë jam shumë i lumtur pas të gjitha vendimeve historike që i sollëm, ndërsa këto janë problemi i zgjidhur me Bullgarinë, problemi i zgjidhur me Greqinë, Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, Maqedonia e Veriut pas 15 viteve mori vendim për fillim të negociatave edhe nga kryesuesi Gjermania, përmes kancelares Angela Merkel, është paralajmëruar deri në fund të vitit gjatë kryesimit gjerman t’i hapim kapitujt e parë. E sollëm ligjin për përdorim të gjuhëve, e qetësuam shpirtin etnik të vendit tonë të përbashkët, sukseset të cilat i arritëm në plan ndërkombëtar ishin shoqëruar me suksese serioze në plan vendor”, ka potencuar lideri i LSDM-së.
Ai theksoi se është një ditë bindëse që sukseset dhe frytet e atyre sukseseve do të korren në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët e vendit tonë në mënyrë të barabartë.
“Sukseset definohen në fund me superlativë në pjesën e fjalëve nga e gjithë bota. Absolutisht për mua superlativin më të madh e dhanë qytetarët”, tha Zaev.
Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…
Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…
Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…
Shqipëria ka modelin më të centralizuar të administrimit të shërbimeve publike digjitale në Ballkanin Perëndimor, me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë…