Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot deklaroi se është i gatshëm të bisedojë me të gjitha partitë politike, duke theksuar se megjithatë nuk mund të thotë për çfarë është e gatshme Lidhja Socialdemokrate lidhur me koalicionimin me partitë e tjera, sepse vendimet e tilla i sjellin organet dhe trupat e partisë.
“Jam i gatshëm të bisedoj me secilin për bashkëpunime të ardhshme. Kam bashkëpunuar me të gjitha partitë politike si politikan. Kam bashkëpunuar për ndryshimet kushtetuese, për zgjidhjet ligjore, për Marrëveshjen e Prespës dhe mund të bisedoj me të gjithë. Aleanca për Shqiptarët ishte edhe në Qeveri, Me Besën, dhe madje edhe me partitë më të vogla shqiptare kemi pasur bashkëpunim”, tha Zaevi në deklaratën për media pas Bazarit të sotëm humanitar të LSDM-së.
None found
Ai thotë se ngadalë kanë filluar të bisedojnë me pothuajse të gjitha partitë, ndërsa me partitë në pushtet me të cilat koalicionojnë kanë komunikim në bazë ditore dhe bisedojnë për bashkëpunime të ardhshme.
“Mbesim të hapur për bashkëpunim për shkak të kësaj që me siguri ne jemi i vetmi subjekt politik, për shkak të investimit tonë që e kemi bërë në të kaluarën. që mund të bashkëpunojë me të gjithë, flas në të vërtetë me të gjithë, me partitë në pushtet, opozitare gjithsesi përveç me VMRO-VMRO-ne në pjesën e koalicioneve për Qeveri. Njëra mbetet opozitë, njëra në pushtet, por me të gjitha partitë e tjera politike, mund të bashkëpunojmë. Do të marrim vendim sipas asaj që është më e rëndësishme për shtetin, ndërsa pastaj kësaj më së miri LSDM-ja do të pozicionohet në prag të fitores të cilën e presim”, theksoi Zaevi.
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot, në kuadër të fushatës “Movember”, mbështeti iniciativën për testime falas të PSA-së, me qëllim…
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka mirëpritur dekretimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Procedurën e Verifikimit dhe…
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Kashtbardhë, ku një automjet me pesë persona ka…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar nga Kukësi se opozita është e gatshme të bashkëpunojë me çdo forcë…
Një 40-vjeçar, i identifikuar si ish-truproje i Hamasit dhe djali i një zyrtari të lartë të kësaj organizate, është shpallur…
Policia greke ka arrestuar tre shtetas egjiptianë, të dyshuar për një grabitje të dhunshme ndaj një gruaje të moshuar në…