Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev konfirmoi përmes profilit të tij në Facebook se është në izolim për shkak të kontaktit me një pacient të infektuar me koronavirus. Zaev shton se ndihet mirë dhe është duke pritur rezultatin e testit të Covid-19.
Dëshiroj t’ju informoj se gjatë javës së kaluar kam pasur një intervistë në TV me një gazetar, i cili kohët e fundit ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Megjithëse gjatë intervistës kemi marrë të gjitha masat mbrojtëse siç është shmangia e kontaktit dhe ruajtja e distancës, sipas të gjitha protokolleve, që nga sot unë jam në izolim në shtëpinë time në Strumicë.
Nuk kam simptoma, sot jam testuar për praninë e virusit dhe presim rezultatet gjatë ditës – pas së cilës do të përcaktohen hapat e ardhshëm, ka shkruar Zaev në profilin e tij në Facebook.
Gazetari dhe publicisiti i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 64-vjeçare. Në çastet e fundit…
Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari dhe analisti i njohur, drejtuesi i emisionit 360 Gradë në ABC News, Artur Zheji.…
Pritja mbaroi. Pas javësh të tëra thashethemesh dhe bisedimesh për transferime, fusha e futbollit më në fund do të flasë…
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po provon me çdo kusht që të ndalë protestat e studentëve në të gjithë Serbinë. Dhe…
Eriona Ramadani dhe Albina Abazi janë dy adoleshentet të cilat humbën jetën tragjikisht në një aksident në Maqedoninë e Veriut.…
Qyteti i Elbasanit është goditur nga moti i keq mesditën e sotme, rreth orës 14:00. Sipas informacioneve paraprake, disa zona…