Categories: Uncategorized

Votim me maska e dezinfektim duarsh në Maqedoninë e Veriut

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, për të cilat ende nuk është caktuar data, do të mbahen në bazë të një protokolli të hartuar nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive, që parasheh kritere të rrepta, si për fushatën zgjedhore, ashtu edhe për ditën e zgjedhjeve.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se qytetarët të drejtën e votës do ta realizojnë me maska mbrojtëse, dezinfektim të duarve dhe mbajtje të distancës prej dy metrave.

Të lidhura

None found

“Në ditën e zgjedhjeve, anëtarët e këshillave votues, vëzhguesit e partive politike dhe të organizatave joqeveritare duhet të mbajnë maska, të përdorin mjete dezinfektuese si dhe të ajrosin hapësirat ku zhvillohen votimet… këto masa merren për faktin se në këto ambiente vështirë se do të ketë mundësi për distancë fizike…e njëjta vlen edhe për votuesit, të cilët gjithashtu në kushtet e përcaktuara do të realizojnë të drejtën e votimit”, ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë.

Ai ka theksuar se komisioni ka paraparë mundësinë që zgjedhjet të mund të zgjasin deri në orën 21:00, apo dy orë shtesë nga afati i paraparë deri në 19:00 nëse KSHZ-ja dhe institucionet tjera vlerësojnë se ka nevojë për një gjë të tillë.

Ministri Filipçe tha se partitë do të mund të bëjnë organizime gjithashtu nën kritere të posaçme, me sa më pak njerëz dhe në distancë fizike.

Ai tha se protokolli është miratuar pasi gjendja ka nisur të normalizohet, por raporti ditor i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë të ditur rritje të numrit të të infektuarve.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 raste të reja, që paraqet rritjen më të madhe nga 9 maji, kur ishin regjistruar 36 të infektuar.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, 9 persona janë infektuar në Shkup, 6 në Prilep, 5 në Tetovë, nga 2 në Ohër, Strugë, Veles dhe Manastir si dhe 1 person në Kumanovë.

Të dhënat kanë dalë nga 394 teste që janë kryer nga Instituti i Shëndetit Publik institucionet tjera shëndetësore.

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë kryer 20,088 teste.

Nga gjithsej 1,723 të infektuar, 1,235 janë shëruar, 95 kanë vdekur ndërsa 393 janë shëruar./ REL

të fundit

KEDS urges residents to stay away from power lines amid strong winds

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…

6 hours ago

Kurti meets Canadian Prime Minister Mark Carney at European Political Community summit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…

6 hours ago

Malaj on NATO summit: Albanians will pay 145 million euros, Rama has lost his sense of humanity

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…

6 hours ago

IKMT chief Afrim Qendro dismissed

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…

6 hours ago

We ended dinner with a win, together with my sister” / Rama on the Red and Blacks’ success: Meloni and the Finnish prime minister were at the table, Macron was…

Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…

6 hours ago

Death of 20-year-old in Dubai after cocaine packet ruptured in his stomach: Mother and stepfather appear in court

Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…

6 hours ago