Grupi i deputetëve të pavarur nga VMRO-DPMNE-ja nuk do të jetë pjesë e listave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Pas zgjedhjeve, deputetët të cilët nga VMRO-DPMNE-ja u përjashtuan për shkak të votës pro ndryshimeve kushtetuese, do të insistojnë siç thonë në demokratizimin e partisë së tyre, përcjell Gazeta Express.
Koordinatorja e grupit, Emilija Aleksandrova thotë se strategjia e deputetëve ka qenë pjesëmarrja në zgjedhje në rast të ndryshimit të modelit zgjedhor me një njësi dhe lista të hapura. Aleksandrova shton se në këtë situatë, votat e tyre në nivel republikan nuk do të ndihmonin për të pasur një ose dy ulëse në Kuvend dhe për këtë arsye, plani i tyre mbete kthimi në VMRO dhe demokratizimi i subjektit.
Ndërkohë, Zekir Ramçilloviq i cili u shkëput nga grupi i deputetëve të pavarur konfirmon se është në negociata me partitë e shumicës parlamentare, për t’u kombinuar në njërën nga listat për deputet. Shkëputja e tij nga grupi i pavarur erdhi në momentin kur Ramçilloviqit iu dha njëra nga pesë pozitat e nënkryetarit të Kuvendit, dy prej të cilave ishin paraparë për opozitën.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, 8 deputetët kanë qenë të shpërndarë në katër njësi zgjedhore. Në njësinë e parë Elizabeta Kançeska Mileska, në të dytën Vlladanka Aviroviq, në njësinë e tretë Zekir Ramçilloviq dhe Emilija Aleksandrova dhe në njësinë e pestë Ljuben Arnaudov, Nola Ismaljova-Starova, Kërsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski, njofton Alsat-M.
Më 19 tetor të 2018, Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së përjashtoi nga partia 8 deputetët për arsye të votimit të nevojës për ndryshime kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Prespës. Votimi i tyre u kushtëzua me amnistinë për 27 prillin, ku nga akuza për “cenim terrorist të rendit kushtetues” u larguan Mukoski dhe Vasilevski. 8 deputetët së fundi siguruar 80 votat e nevojshme edhe për Ligjin e Prokurorisë Publike dhe Ligjin për Mbrojte.
Personi që ka qëlluar 4 herë me armë zjarri ndaj Renato Hoxhaj, është shfaqur në orët e para të mëngjesit…
Pjesëmarrja e Big Bastës në formatin televiziv “Ferma VIP”, u shoqërua me një valë thashethemesh në mediat online, të cilat…
Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, në aksin e rrugës kombëtare Elbasan–Peqin në vendin e quajtur Vidhas, ka ndodhur një…
Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, parashikohet të ruajnë ritme pozitive rritjeje gjatë vitit 2025, përkundër pasigurive globale dhe tensioneve…
Sot, më 30 prill 2025, dollari amerikan, blihet me 86.1 lekë dhe shitet me 87.3 lekë. Euro, blihet me 98.3…
Ditën e sotme në vendin tonë, depërtimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim…