Categories: Uncategorized

UEFA e ka vendosur, ja kur do të luhet ndeshja Maqedonia e Veriut-Kosova dhe miqësoret e Shqipërisë

Në mesditën e së martës, UEFA mbajti një video-lidhje me të gjitha Federatat e Futbollit Evropian, ku në mes të tjerash është vendosur shtyrja e “Euro 2020” për vitin tjetër.

Gjithashtu, në një njoftim nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian është bërë me dije se tifozët që kanë blerë bileta.

Tutje, është bërë i ditur edhe fati i ndeshjeve miqësore dhe atyre të fazës “play-off” të Ligës së Kombeve, të parapara të luhen këtë muaj.

Në këtë përfshihen edhe ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës, dhe miqësoret e Kombëtares së Shqipërisë.

Orari i saktë i këtyre ndeshjeve ende nuk dihet, por që do të luhen në qershor të këtij viti.

Njoftimi i plotë i UEFA:

“Siç u njoftua dje, UEFA Euro 2020 është shtyrë për shkak të rreziqeve të paraqitura nga pandemia coronavirus.

Edhe pse të zhgënjyer, si shumë prej jush me këtë lajm, ne kemi marrë këtë vendim për të mbrojtur shëndetin e të gjithë të përfshirëve në lojë. UEFA Euro 2020 do të zhvillohej nga 12 qershori deri me 12 korrik 2020. Procedimi i këtij turneu ku do të vinin shumë tifoz me rrezik të infektuar si dhe bënte presion të panevojshëm në shërbimet publike kombëtare te vendet e përfshira në ndeshje.

Datat e reja të propozuara janë 11 qershor-11 korrik 2021, të cilat duhet të ndihmojnë në përfundimin e të gjitha garave vendore këtë sezon, aktualisht në pritje për shkak të emergjencës COVID-19.

UEFA do të donte të siguronte blerësit ekzistues të biletave që nëse nuk mund të marrin pjesë në turne në vitin 2021, vlera e biletave dhe paketave të tyre do të kthehet plotësisht. Brenda muajit tjetër, informacione të mëtejshme mbi procesin e rimbursimit do t’u komunikohen blerësve ekzistues të biletave përmes postës elektronike dhe në euro2020.com/tickets.

Ndërkohë, të gjitha garat dhe ndeshjet tona (përfshirë miqësoret) për klubet dhe ekipet kombëtare, si për burra ashtu edhe për gra, janë vendosur në pritje deri në njoftimin e mëtutjeshëm. Ndeshjet play-off të UEFA EURO 2020 dhe miqësoret ndërkombëtare, të planifikuara fillimisht për në fund të marsit, tani janë planifikuar të luhen në fillim të qershorit, duke iu nënshtruar një rishikimi të situatës.

Ne do të vazhdojmë t’ju ofrojmë informacionin më të fundit në UEFA.com dhe të përpiqemi t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja sa më shpejt që informacioni përkatës të jetë në dispozicion. Për çdo informacion të rëndësishëm, mund të informoheni përsëri nga ne përmes emailit.

Dhe për t’ju mbajtur të argëtuar gjatë gjithë këtij pushimi të paparashikuar nga loja e bukur, do të kemi një program të plotë arkivash dhe përmbajtje të freskët në UEFA.tv”.

/Zëri.info/

të fundit

FOTO/ U la jashtë nga Silvinjo, portieri motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë

një foto të vetën teksa është me plis në kokë dhe shkruan: “Suksese djema, dalshit faqebardhë”. Rikujtojmë që sfida kundër…

13 minutes ago

FORMACIONET ZYRTARE/ Shqipëria hyn me të gjitha forcat ndaj Serbisë

Shqipëria është nikoqire e Serbisë për ndeshjen që zhvillohet në kuadër të fazës kualifikuese për në Kampionatin Botëror që mbahet…

29 minutes ago

Mos dilni nga shtëpia, nuk do ta besoni ja sa shkojnë temperaturat ditën e nesërme

Ditën e diel moti parashikohet me mot të qëndrueshëm, orë të plota me diell, pa përjeshtaur vranësira të pakta kalimtare…

57 minutes ago

Nën masa të rrepta sigurie, tifozët shqiptarë fillojnë të “mbushin” stadiumin për ndeshjen me Serbinë

Vetëm pak orë na ndajnë nga starti i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.…

1 hour ago

VIDEO/ Provokon ‘Isa’ nga Piramida, tifozët kuqezi mesazh Serbisë: Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri!

Teksa nuk na ndajnë shumë nga ndeshja Shqipëri-Serbi, tifozët kuqezi kanë provokuar me një banderolë. Një grup tifozësh, janë ngjitur…

1 hour ago

Arbnor Muja me mesazh motivues: Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit

Arbnor Muja ka bërë një postim shumë të veçantë pak para duelit me Serbinë. Sfidë kjo që do të luhet…

1 hour ago